“Kjo Itali mund të thyejë këdo”
Stuhia tashmë ka kaluar në shtëpinë e italianëve. Kampionët e botës, pas një fillimi të dobët dhe mijëra dyshimesh, në fund kanë arritur të kalojnë në çerekfinalen e Euro 2008-s, ku do të kenë përballë përfaqësuesen spanjolle. Gjithsesi, për teknikun Roberto Donadoni, ky është vetëm hapi i parë për këtë skuadër.
Tashmë që pjesa më e vështirë ka kaluar, tekniku italian beson se kjo skuadër mund të vazhdojë edhe më gjatë në këtë kompeticion. Ndonëse në ndeshjen kundër Francës, gjithë presioni i botës ishte i përqendruar te drejtuesi i pankinës “axurre”, tashmë Donadoni shprehet më i sigurt mbi vazhdimësinë e këtij turneu.
Kompetiviteti i grupit – “Nuk e fsheh faktin se, nëse gjërat nuk do të shkonin mirë për ne, do të kisha qenë i përndjekur për shumë kohë nga akuzat e shumta kundrejt meje, - pranon Donadoni. – Edhe pse nuk do ta besoni, unë kam qenë gjithmonë optimist në arritjen e një objektivi të tillë. Pavarësisht fillimit të vështirë, shpirti i kësaj skuadre është shumë i madh, fakt i cili u vërtetua në ndeshjen kundër Francës. Kundërpërgjigjen më të fortë, ky grup e jep në momentin e vështirë. Për këtë arsye jam shumë i sigurt kur shprehem se, kjo skuadër mund të mundë çfarëdo kundërshtari”, shprehet Donadoni.
Dyshimet e para
Tekniku i “axurrëve”, nuk harron të pranojë se pas sfidës me Holandën, gjërat ishin vënë vërtet keq për ta, por gjithsesi, reagimi i skuadrës erdhi në momentin e duhur: “Sigurisht që gjatë kësaj faze kanë ndodhur mjaft gjëra që fillimisht nuk i kishim parashikuar, vuajtje dhe gabime, ashtu siç ndodhi edhe në sfidën ndaj Francës. Gjithsesi, për çështjet e ndeshjes së fundit do të flas këto ditë me lojtarët, - thekson Donadoni duke shtuar. – Ndërmjet nesh ekziston një marrëdhënie e veçantë. Gjatë gjithë kësaj kohe jam ndjerë shumë i vlerësuar nga lojtarët e mi dhe të njëjtën gjë ndjej unë kundrejt tyre. Jemi një grup fantastik dhe meritojmë të vazhdojmë sa më gjatë në këtë kompeticion. Të gjithë jemi të bashkuar për të arritur maksimumin nga një kompeticion i tillë, pasi pikërisht për këtë objektiv kemi mbërritur deri këtu”.
Sfida me Spanjën
Aventura në këtë kompeticion për italianët do të vazhdojë me sfidën kundër Spanjës. Një kundërshtar i tillë e frikëson jo pak Donadonin, ndonëse ai është totalisht i bindur në forcën e lojtarëve të tij. “Spanja është një skuadër mjaft e fortë, në përbërjen e së cilës spikasin kualitetet e shumta, prandaj një sfidë e tillë do të vlerësohet maksimalisht nga ne. Mungesat e Gatuzos dhe Pirlos? Mungesat e tyre janë të rëndësishme, por gjithsesi kemi të tjerë lojtarë të rëndësishëm, me të cilët mund t’i zëvendësojmë ata”, përfundoi në konferencën e tij për shtyp, tekniku i përfaqësueses italiane, Roberto Donadoni.
Del Piero: Tani fillon Evropiani
Italianët, të cilët rrezikonin ta përfundonin përpara kohe këtë Evropian, tashmë e shohin veten përsëri në lojë, pas fitores me rezultatin 2-0 në sfidën kundër Francës, e cila sëbashku me fitoren e Holandës 2-0 kundër Rumanisë u dhuroi kampionëve të botës në fuqi, çerekfinalen e Euro 2008-s. “Shpresoj që fitorja ndaj Francës të jetë vetëm fillimi për ne. Një sukses i tillë na lejoi që të vazhdojmë më tej në këtë kompeticion dhe të luajmë deri në fund shanset tona. Jemi të bindur mbi forcën tonë dhe një gjë të tillë do ta vërtetojmë në ndeshjen e radhës. Spanja? Ata kanë triumfuar 4-1 me Rusinë dhe 2-1 me Suedinë, rezultate që nuk kanë nevojë për shumë koment, të cilat vërtetojnë forcën e tyre. Kundrejt nesh, ata shihen si favoritë për të fituar”.
Aragones: S’doja Italinë në 1/4
Trajneri i Spanjës, Luis Aragones, pohoi se Italia nuk ishte ekipi që ai do të dëshironte të përballej në çerekfinale. Fitorja 2-0 e formacionit të Roberto Donadonit ndaj Francës e ka trembur jo pak teknikun iberik. Forma e kampionëve të botës ishte më e mira e tyre në tre ndeshjet e para. “Italia është ekipi që unë nuk do ta dëshiroja të përballesha në çerekfinale. Ajo është kampione e botës dhe një ekip shumë i vështirë për t’u përballuar. Lojtarët janë kompetent dhe atë dinë të luajnë në periudha të mira dhe të vështira”. Bilanci flet në favor të të kaltërve, të cilët kryesojnë me 9 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje. Për t’iu rikthyer fitores së fundit të Italisë, duhet të kthehemi 14 vjet prapa, në çerekfinalet e Botërorit 1994.