E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si të zgjedhësh xhinset e përsosura

07/02/2005  Nuk është aspak e lehtë të gjesh xhinset e duhura. Materiali është i fortë. Nuk ka më keq se xhinsi i papërshtatshëm. Mund të prishë formën e trupit, mund të nxjerrë shumë të sheshta ose të gjera vithet, mund të nxjerrë në dukje ijet, duke i bërë të ngjajnë të rëna dhe të gjera. Ja disa këshilla të dobishme për t’ju ndihmuar të mos blini xhinse të gabuara:

Së pari, krijoni një ide mbi llojin e xhinseve që doni: të gjata apo treçerekëshe, të gjera apo të ngushta, me bel të ulët apo të lartë, verore apo dimërore, të errëta apo të zbardhura. Kjo e bën më të qartë zgjedhjen.

Mos u nxitoni. Mendohuni mirë para se të blini. Mos rrini shumë kohë para një dyqani, por shihni lloje e marka të ndryshme në dyqane të ndryshme. Nëse nuk gjeni asnjë lloj që t’ju pëlqejë menjëmend, mos blini asgjë! Kthehuni më mirë një herë tjetër me mendjen më të kthjellët.

Mos dilni të shtunave dhe gjatë orëve “të pikut”, por bëni blerje në orët më të qeta, mundësisht në mëngjes, kur shitëset janë ende shumë të vullnetshme dhe nuk do t’ju shohin shtrembër kur t’u kërkoni të provoni një palë xhinse për të nëntën herë.

Është shumë e vështirë të vendosësh vetëm. Merrni me vete një shoqe që të mund t’ju japë ndonjë këshillë të gjeni modelin e duhur.

Pikasni pikat tuaja të dobëta. Nëse keni disi shumë bark, më mirë blini xhinse me bel të lartë, nëse këmbët i keni të shkurtra, mund të zgjidhni xhinse të gjata, të cilat mund t’i vishni me taka të larta.

Në përgjithësi, xhinset hapen një gjysmë numri. Mos e harroni këtë asnjëherë para se të blini veshje të tilla.

Dhe nëse nuk jeni shumë të vendosura për pantallona, pse nuk zgjidhni ndonjë minifund ose kostum xhins? Një fund i tillë është ideal për ato që kanë këmbë të holla, por ije apo vithe pak a shumë të ngurta. Një kostum xhins, sidomos nëse është i gjatë dhe me prerje të drejtë, fsheh këmbët, ijet dhe vithet e ngurta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›