GREKO. Ulni numrin e personave me imunitet

07/02/2005 GREKO publikon raportin e reforma antikorrupsion të Shqipërisë në administratë dhe gjyqësor
Në 31 maj 2006, Shqipëria do të raportojë për rekomandimet e lënë në gjysëm
Organizata Ndërkombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit, GREKO, ka vlerësuar në një raport të botuar në fund të muajit janar, se rekomandimet e bëra për Shqipërinë janë plotësuar pjesërisht. Vërejtjet janë bërë në ngushtimin e listës që përfitojnë imunitet nga shteti, pavarësinë e Agjencisë së Prokurimeve Publike, zgjerimit të pavarësisë së Avokatit të Popullit si dhe në marrëdhëniet me Publikun. Për realizimin përfundimtar të rekomandimeve mbi këto pika, Shqipëria do të paraqesë një tjetër raport në 31 maj të vitit 2006. Greko rekomandon me nota të forta të Planit Ndërkombëtar Antikorrupsion, për përfshirjen e Shoqërisë Civile dhe grupeve të biznesit dhe për përfshirjen e tyre ne aktivitetet e grupit kundër korrupsionit.
Vërejtjet
GREKO ka kërkuar në raport reduktimin në minimum të listës së personave që kanë të drejtën e mbrojtjes me imunitet. Megjithatë, kjo kërkon ndryshime në Kushtetutën e vendit, GREKO bën të ditur se pala shqiptare ka pranuar se kjo pikë do të merret në konsideratë. "Janë vënë re disa nisma për reduktimin e imunitetit për disa kategori, siç janë gjyqtarët apo prokurorët", thuhet në raport. Pritet që drafti për reduktimin e mbrojtjes me imunitet të nisë diskutimin në fillim të këtij viti. Ndërsa është pranuar se qeveria e ka marrë në konsideratë. Reformat në ligjin për Avokatin e Popullit, kanë qenë një tjetër pikë negative për Shqipërinë. GREKO ka kërkuar më shumë pavarësi për këtë institucion. Kjo dhe pse janë përshëndetur inisiativat e marra.
Privatizimet
GREKO ka vlerësuar se janë ndërmarrë hapa pozitivë në pavarësinë dhe në luftën kundër korrupsionit, në prokurimet publike. Megjithatë, është tërhequr vëmendja se Agjencia e Prokurimeve Publike, është ende e varur nga Ekzekutivi. GREKO ka vlerësuar hapat që janë marrë për krjimin e pavarësisë për Agjencinë e Prokurimeve Publike. Por raporti vlerëson se ka mundëi për të shkuar dhe më tej, pasi kjo agjenci është ende nën varësinë e Kryeministrit. Ndaj dhe ky rekomandim është cilësuar pjesërisht i zbatuar. Gjithashtu, dhe rekomandimi për mbledhjen e të dhënave sistematike dhe procedimin e tyre sidomos aty ku ka më shumë probleme për korrupsion, është vlerësuar pjesërisht i plotësuar. GREKO përshëndet faktin e ngritjes së një institucioni qëndror, siç është Ministria kundër Korrupsionit, por vlerëson se ky rekomandim është ende pjesërisht i realizuar. E njëjta situatë është dhe për pavarësinë e struktura të policisë. GREKO thekson se hapat e marra në përmirësimin ligjor mbi pavarësinë e policisë janë shumë pozitivë, por ka ende punë për ndarjen e kësaj strukture nga politika.
Vlerësimet
GREKO në raportin e butuar një javë më parë mbi Shqipërinë, mbështet caktimin e një zëdhënësi dhe të një zyre të marrëdhënieve me publikun në institucionet e shtetit. Gjithashtu, ligji për deklarimin e pasurive prej pushtetarëve, është cilësuar si një element tepër pozitiv dhe i duhur. Trainimi i policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një rekomandim i plotësuar në mënyrë të kënaqshme. Kjo duke u bazuar në rekomandimet e dhëna prej kësaj organizate të luftës kundër korrupsionit. Po kështu, dhe për përmirësimin e legjislacionit mbi gjyqësorin, është konsideruar si rekomandim i zbatuar në mënyrë të kënaqshme prej qeverisë shqiptare.