"Po konkurojmë me ata që i lexonim në libra"
07/02/2005 Intervista/Arkitekti Alban Eftimi: Një zgjedhje e vështirë mes dy stileve të ndryshme, ne dhe belgët
Një studio shqiptare arriti që të jetë konkuruese për të ngritur një ndërtesë 85 metra të lartë. Kulla pranë varrit monumental të Kapllan Pashës, do të ndërtohet sipas idesë së studios belge, 51N4E, por shumë afër ishin dhe 4 arkitektët shqiptarë, Eftimi. Arkitekti i njohur Alban Eftimi, u jep përgjigje disa pikëpyetjeve mbi të ardhem e kullave që do të ngrihen në Tiranë, si dhe shpjegon momente nga konkursi.
Panvarësisht se nuk fituat projekti juaj ishte konkurues. çfarë do te korrigjonit nëse do të merrnit pjesë përsëri në një konkurs të tillë?
Projekti ynë, mendoj që u prit shumë mirë nga specialistët dhe publiku prezent në konkurs. Besoj se fakti që fituesi u diskutua midis Studios Shqiptare dhe asaj Belge, është një nder i madh për ne dhe për arkitekturën shqiptare. Të zgjedhësh midis dy projekteve arkitektonike, d.m.th. shpeshherë të bësh edhe një zgjedhje estetike midis dy stileve të ndryshme, dje, ajo juri, preferoi stilin e studios belge dhe ne e pranojmë këtë si gjykim i një gare.
Për sa kohë e keni përgatitur këtë projekt dhe a mendoni se me ndonjë përshtatje, pasi është ideuar në një situatë të caktuar urbane, mund të gjej zbatim diku tjetër në një shesh, apo kohë tjetër?
Nga momenti qe investitori na perzgjodhi (tre muaj më parë) si studio shqiptare konkurente, u ndjemë shumë të vlerësuar dhe njëkohësisht përpara një përgjegjësie të madhe. Që atë ditë, një staf i tërë ka punuar dhe menduar natë e ditë për këtë projekt, derisa u arrit një zgjidhje që ishte e fymëzuar, fryt diskutimesh teknike, arkitektonike, historike, filozofike, etj. Ne hartuam një projekt që arkitekturonte hapësirën që vlerësonte të gjendurin në një shesh ku 400 vjet më parë, ka startuar krijimi i Tiranës mes ish-Xhamisë së vjetër dhe kullës së Sahatit, që vlerësonte bukurinë dhe veçantinë e qënies në një pozicion nga ku shihet Mali i Dajtit dhe Sheshi Skënderbej, që reflektonte mbi flukset e lëvizjes, sillte kompleksitetin e lagjeve tradicionale tiranase, vitalitetin e valleve popullore, blun e qiellit të Tiranës dhe kompleksitetin e programit që përmbante: qendër tregëtare, zyra, palestër, qendër estetike, bare, restorante salla ekspozitash, apartamente, etj. Një shesh tjetër me siguri do të ketë një tjetër problematikë, tjetër analizë e tjetër projekt.
Ç'farë mendoni për studiot e tjera konkurente me ju dje. A mund te veçoni ndonjërën, apo ndonjë detaj që ju bëri përshtypje?
Do të veçoja propozimin e Architecture Studio, për veshjen e fasadës me një film transparent, i cili nën refleksin e diellit merr ngjyra të ndryshme dhe ofron një fasadë, e cila ndryshon sipas pozicionit të shikuesit, orës së ditës e pozicionit të diellit.
Jo thjesht, si konkurent, por profesionist, a mendoni se është organizuar korrekt ky lloj konkursi.Rregullat e lojës a janë njësoj për të gjithë?
Konkurset e arkitekturës janë shumë të komplikuara dhe në shumë vende europiane kanë hyrë në mënyrë masive vetëm në 10 vitet e fundit. Mund të them që Bashkia e Parisit, vitin që kaloi organizoi një konkurs për një zonë në qendër të qytetit (Les Halles) dhe pas një procedure shumë skrupoloze, ku morën pjesë shumica e arkitektëve më të mëdhenj sot në botë, rezultati qe një dështim për nga organizimi dhe zgjidhja arkitektonike e prodhuar. Mendoj që për një kohë të shkurtër në Tiranë është arritur shumë, duke sjellë personalitete, të cilët deri dje i lexonim vetëm nëpër libra dhe na dukeshin si mbitokësore, ndërsa sot konkurojmë me ta apo gjykohemi prej tyre.
Në fakt, mos fitimi i projektit tuaj ka shkaktuar një lloj stepje mes arkitektëve të tjerë shqiptarë mbi aftësitë dhe përballimin e garës të shqiptarëve me arkitektë të huaj. Duke qenë se e keni një përvojë, çfarë mendoni se duhet të ndryshojnë arkitektët shqiptarë, ndonjë koncept mbi arkitekturën, apo mënyrë të punuari, apo të veshurit me një filozofi?
Unë besoj të kundërtën, që arkitektët shqiptarë duhet të kenë marrë më shumë kurajo nga kjo garë. Të gjithë ne duhet të ëndërrojmë më shumë e të guxojmë më shumë. Të jesh një hap nga fitorja në një garë me studion Belge 51N4E që është fituese e çmimit: Maaskant Prize, me Architecture Studio me 100 të punësuar e që ndërton sot njëkohësisht në: Paris, Shangai, Montpelier, Bahrein, Bejrut,Poloni, Milano etj., me Sadra Vuga, të cilët janë fitues të 5 çmimeve ndërkombëtare mbi arkitekturën, pjesëmarrës në shumë ekspozita e mbi 20 projekte të zbatuar, është një arritje e madhe.
A mendoni se këto lloj konkursesh janë një shkollë për studentët e arkitekturës?
Jo vetëm, por aty të gjithë jetojnë të njëjtat emocione dhe të gjithë e ndjejnë veten në garë. Konkurset janë momente ku shpalosen shume ide, ballafaqohen kultura, bëhen analiza dhe bilance, prezantohen utopi dhe realitete. Janë stimuj dhe shkollë, jo vetëm për studentët, por edhe për profesionistët më me eksperiencë.
Përsëri jo nga pozitat e konkurentit, por të arkitektit, urbanistit. A mendoni se Tirana ka nevojë për kaq shumë qendra tregtare, restorante, apartamente dhe të gjitha të përqëndruara në qendër?
Ideja për të realizuar objektet e larta në qendër të Tiranës, është fryt i një konkursi urbanistik ndërkombëtar ku fituesit kanë shpalosur edhe një studim të hollësishëm, fryt i një analize përkatëse. Kjo është një zgjidhje urbanistike për Tiranën e njëzet viteve që vijnë e dalëngadalë do të ketë të tjera përmasa, popullsi më të madhe, rëndësi më të madhe si kryeqendër e të gjithë shqiptarëve e ambicje të rritur. Gjithashtu dhe periferitë e sotme duhet të kenë qendrat e tyre tregtare, ambjentet sportive dhe të gjithë shërbimet e tjera. Por këto nuk i takojnë studimit të qëndrës, por planit të përgjithshëm rregullues.
Sa vite do të duhet për tu ngritur një ndërtesë e tillë dhe mos deri atëherë do të duken si të dala mode, e jo funksionale?
Këto janë objekte shumë të rëndësishme dhe që nuk përsëriten. Për t’i realizuar duhet një bashkëpunim i gjatë dhe i frutshëm midis studios fituese, investitorëve dhe stafit teknik shqiptar. Do të duhet të punojnë kompani me eksperienca të mëdha në ndërtimin e këtyre objekteve aq më tepër që projekti fitues sjell një skemë të veçantë konstruktive që kërkon dhe një teknikë të veçantë në zbatim. Ndërkohë që të rezistoj në kohë një objekt i këtij karakteri, nuk është vetëm projekti, por dhe menaxhimi që i bëhet objektit me kalimin e kohës.