Frika nga zezakët në votim, apo nga indinjata që tani kujtohen se ka akoma zezakë në Shqipëri.
Nga Besi BKETESHI
Sa më shumë koha afron me ditën e zgjedhjeve, akoma më shumë majtas dhe sidomos te Rama dhe Veliaj, rritet problemi i kartave të identitetit që janë me lekë për qytetarët shqiptarë. Jo vetëm nuk e kanë negociuar këtë problem, atëherë kur ishte akoma pa u bërë ligj, por e akselerojnë pa mundësinë e pagesës së kartës tani, në afrim të zgjedhjeve si për të çuar furtunën e zakonshme të kompromentimit të tyre. Kjo gjë është e zakonshme për politikën tonë dhe nuk ka pse të ndodhë ndryshe, edhe kësaj radhe. Në fakt Berisha ju ka lejuar konçensione për shtresat e varfra dhe në nevojë dhe mesatarja për këtë shtresa është vetëm një 500 lekësh i ri që nuk përbën asgjë, sepse janë vetëm katër euro, por bie fjala Veliaj tregon edhe gjëra të bukura për zezakët në Amerikë të viteve 50-të. Veliaj, në fakt tregon se ai nuk është i mërzitur dhe po ashtu i trishtuar por shumë i indinjuar ndaj faktit që çdo shqiptar do të paguaj 10-të euro që të votojë. Nuk është e qartë se pse nuk është i trishtuar dhe i mërzitur Veliaj, por duhet marrë me mënd se ai nuk është i trishtuar dhe i mërzitur, sepse nuk ka frikë të ballafaqohet me Berishën, por është i indinjuar se ai po trajton shqiptarët si amerikanët në vitet 50 zezakët. Këto janë fjalët e Veliajt. Si prindërit e Obamës thotë kreu i G99-tës, të cilët sipas tij, nuk duhej të votonin.
Pse Amerika, impononte një taksë votimi. Nejse... Obama ka lindur jo nga prindër zezakë në fakt, por nga prindër njëri afrikan dhe tjetra amerikane e bardhë dhe në të vërtetë kjo ka ndodhur në vitet jo 50-të por afër 60-tës dhe Oboma ka lindur në 61-shin. Ligji amerikan në këtë rast është ndryshe, kur ka të tilla martesa edhe në atë kohë, por po ja lëmë Veliajt të livadhisë me idetë e tij për zezakët dhe ligjet amerikane. Kuptohet se janë reformat e Kenedit dhe më vonë bëmat e Martin Luter Kingut që kanë bërë Amerikën të jetë ajo që është, por fjala zezak në fakt që duhet thënë afroamerikan ka të bëjë edhe me konceptin emigrant në Amerikë dhe jo vetëm racor. Tani sipas Veliajt në Shqipëri, Berisha po trajton njerzit si zezakë, pikërisht si në Amerikën para demokratike. Kur Veliaj ishte me Mjaftin shqiptarët nuk ishin as zezakë sepse edhe partia që ka sot në aleancë, nuk kishte as karta dhe as regjistrim ashtu sikundër edhe Berisha deri në 96-tën. PS-ja nuk donte as regjistrim si të të bardhëve dhe zezakëve sepse po të ishte ndryshe, do ta kishte bërë këtë proces në kohën e saj. Por me sa duket atëherë nuk ishte Rama që kartifikimi i zezakëve si socialistë dhe demokratë të bëhej.
Vetëm katër euro që zezakët ose fukarenjtë e Shqipërisë si mesatare duhet të paguajnë nuk janë asgjë, ose pothuaj asgjë dhe kanë dalë edhe kompensimet, por Veliaj vazhdon të tregojë se Berisha i trajton shqiptarët si zezakë. Për këtë Veliaj nuk është i trishtuar dhe mërzitur por i indinjuar. Po ku ka më zezakllëk se janë trajtuar deri më ditët e sotme shqiptarët. A ka më zezakllëk se sa kur shqiptarët votonin dhe askush nuk ju numëronte votën, nuk e konsideronte atë. A ka më zezakllëk me kuptimin që do ti japë Veliaj sa atëherë, kur shqiptarët nuk ishin të regjistruar!!? Tani qenka puna se zezakët në Shqipëri nuk kanë 500 lekë të vjetra për kartat. Në fakt ky është moral i zi që ka të bëjë me frikën në votime, sepse procesi ka mangësi, ka vonesa, por është në fakt një përparim kolosal që të bën të frikësohesh. Të frikësohesh se zezakët mund të votojnë më të lirë në fakt. Sepse atë 500 lekësh nuk është nuk e kanë vetëm zezakët e Ramës dhe Veliajt, por edhe të Berishës dhe termi zezak është një turp në fjalor në ditët e sotme në fakt. Por ka edhe diçka tjetër! Duhet pasur parasysh edhe indinjata që kanë zezakët në Shqipëri. Kjo indinjatë nuk mund të jetë vetëm ndaj Berishës në pushtet, por edhe ndaj Ramës dhe Veliajt në opozitë. Nuk ka shtet normal në botë që fal karta identiteti në të vërtetë. Por Veliaj ka edhe një mundësi. Ka mundësi që të dalë në Tiranë dhe rrethe ku ka zezakë që nuk kanë 500 lekë të reja për kartat, dhe nga fondet që ai gjen si gjithmonë, tju falë nga një 500 lekësh për të bërë kartat. Mund edhe të bindë PS-në ta bëjë këtë....!!!
Ndoshta.. nuk e bëjnë, sepse mos ju quhet blerje e votës me kartë identiteti!!!? Për tu treguar se janë me vitet 60-të kur në fakt u hoq normalisht edhe zezakëria në USA.
Por tani jemi në vitin 2009 dhe zezakët nuk janë në Shqipëri as emigrantë dhe as kaq të zinj sa të besojnë se nuk kartëzohen, për punë të 500 lekëshit të ri. Patjetër që një proces i tillë i kartëzimit ka defekte dhe mangësi që po sfumohen nga kërkesa për karta falas, e cila bëhet për ti paraprirë ndonjë para dhe pas gjykimi të momentit të zgjedhjeve dhe votimit me 28 qershor. Çfarë do lëshimi që ti bëjë Berisha lekëve të kartave, sërish si Rama dhe Veliaj do të demonstrojnë indinjatën se Berisha trajton si zezakë, sepse ju duhet për më vonë. Sepse e kanë paralajmëruar zezurinë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Do të identifikojnë persona pa karta dhe do ti paraqesin me 28 qershor, për të justifikuar ndonjë mundësi të daljes (renditjes) së koalicionit të tyre në këtë 28 qershor. Ato do të kërkojnë zezakë shqiptarë pa karta, dhe do të demonstrojnë se Berisha na ka trajtuar të gjithëve si zezakë. Jemi akoma në fillim të prillit dhe ka mundësi që njerëzit të pajisen me karta, por problemi është se zezakët nuk kanë lekë për to. Kjo është sërish tallja me varfërinë, dhe krahasimi që kësaj të fundit politikanë të rinj i bëjnë me zezakun në vendin tonë. Nuk e kanë ditur se sa të varfër ka Shqipëria, përpara katër-pesë apo gjashtë muajsh si Rama dhe Veliaj? Tani kreu i PS-së i thotë taksa e votimit dhe janë sipas tij, qindra mijëra njerëz që privohen nga pikërisht kjo taksë...! Pikërisht tashti mbas hyrjes në NATO!! As që kanë dashur të dinë sa të varfër apo zezakë ka Shqipëria kur 1200 lekëshi që pastaj nga qeveria u nda në disa raporte pagese që për të varfrit janë më pak, u proklamua nga ajo dhe që si PS-ja, dhe të gjithë e kanë dëgjuar! Me kartat e të varfërve, kanë luajtur dhe do të luajnë të gjithë, sepse me emrin e tyre abuzohet dhe do të vazhdojë kjo gjë edhe më gjatë, por më shumë abuzohet kur vijnë zgjedhjet, sepse në atë kohë kujtohen se ka të varfër dhe zezakë në Shqipëri. Tani përpara zgjedhjeve opozita, por të gjithë mbas saj, kujtohen se ka të varfër dhe kanë frikë si do të votojnë dhe indinjohen, pse ka të tillë. Kjo është edhe ironia e momentit dhe politika e moralshme para zgjedhore. Tani zezakët dhe të varfrit janë edhe kali i betejës për disa që varfërinë, as e kanë parë dhe as e kanë prekur një herë të vetme në jetën e tyre. Asnjëherë....
Last Updated on Tuesday, 07 April 2009 10:35