E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk mund të lejojmë që Sabri Godo të rrijë në 2 karrige

(Shoqata e pronarëve denoncon qëndrimin e Partisë Republikane për pronat?!)
Nga Rrapo Hajredin DANUSHI
Rrapo Hajredin Danushi, Kryetari i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve Pronësi me Drejtësi, bëj publike marrëdhëniet e shoqatës me Partinë Republikane të Shqipërisë, nisur nga fakti se nënkryetari i Partisë Republikane Z. Aleksandër Garuli më datën 11. Mars 2009, ka shpifur për shoqatën, duke e deformuar të vërtetën me deklaratat e tij në shtyp. Ai midis të tjerave ka thënë këto shprehje: Ata bëjnë vetëm zhurmë përballë punës të Partisë Republikane dhe se Partia Republikane është dhe do të jetë përfaqësuesja e pronarëve. Deklarime të ngjashme po aq  të papërgjegjshme në emër të Partisë Republikane ka bërë dhe deputeti Arian Madhi. Këto gënjeshtra me bisht të përhapura nga kryesia e asaj Partie, po bëhen me shpresën e vdekur se do mundet të mashtrojë pronarët e shpronësuar nga regjimi diktatorial sllavokomunist. Për të sqaruar gjithë opinionin sqaroj se: Shoqata jonë është krijuar dhe është shpallur me datë 20 Qershor 1991  Kjo shoqatë u krijua posaçërisht për të mbrojtur me devotshmëri interesat e pronarëve të ligjshëm të shpronësuar  nga diktatura dhe është e vetmja përfaqësuese legjitime dhe besnike për ta. Është e vërtetë e pamohueshme se kjo shoqatë ka mbrojtur më së miri interesat e të shpronësuarve dhe do të  vazhdojë ti mbrojë me konseguencë deri në respektimin e plotë të kthimit fizik të pronës së tyre të trashëguar nga prindërit e tyre dhe pastaj edhe të kompensimit në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe parimet ndërkombëtare. Çdo qëndrim dhe politikë, prej cilësdo forcë politike që kundërshton kthimin e pronës në kufijtë e para shtetëzimit komunist, është sa antidemokratike aq dhe antikombëtare dhe këtë Shoqata jonë e ka thënë publikisht shumë herë që prej vitit 1991 e deri sot. Pronarët e shpronësuar nuk kanë mbetur në mes të rrugës për lëmoshën dhe përfaqësimin e drejtuesve të Partisë Republikane, që u treguan kolltukofagë të pluralizmit komunist, vasalë dhe shërbëtorë besnikë të të gjithë zotërinjve të partisë Demokratike. Është mëse e qartë se drejtuesit si nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike me gjithë partitë që i rrethojnë janë trashëgimtarë dhe bijtë besnikë të Partisë së Punës e drejtuar prej diktatorit  Enver Hoxha. Këto parti u sajuan sipas modelit të Katovicës në prag të falimentimit të komunizmit. Është fakt se Partia Demokratike ashtu dhe ajo Republikane janë pseudo parti të djathta. Në Shqipëri ka vetëm shtresë shoqërore dhe elektorat të djathtë por jo parti të djathtë. Deri me sot në Shqipëri nuk ka pasur në pushtet asnjë parti demokratike të vërtetë as të majtë e aq më tepër një të djathtë. Shtresa shoqërore e djathtë përbëhet nga antikomunistët, të persekutuarit politikë si dhe të gjithë të shpronësuarit nga diktatura sllavokomuniste, të cilëve po ja mohojnë të drejtën e pronës partitë neokomuniste që kanë ardhur në pushtet pas vitit 1991.
Për transparencë po i sugjerojmë kryesisë së Partisë Republikane të rilexojë me vëmendje programin e parë që u paraqit në themelimin e saj, në janar 1991 dhe do të shohin se ajo parti nuk e kishte në program rikthimin e pronës pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga diktatura komuniste, që do të thotë se nuk mendonte të respektonte Konventën Ndërkombëtare për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Partia Republikane, në programin e saj të parë, nuk mund ta kishte kthimin e pronave që ju ishte grabitur pronarëve të ligjshëm sepse programet e tyre si të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Agrare, Partisë Socialdemokrate etj., i kishte përpiluar dhe ua kishte dhënë për ti aplikuar në praktikë regjisori i pluralizmit në Shqipëri, mjeshtri i sllavokomunizmit Ramiz Alia. Shoku Ramiz, ky politikan sa hileqar dhe antishqiptar, faktikisht arriti tja zgjaste jetën komunizmit në Shqipëri. Me përpjekjet e gjithanshme dhe manovrimet e tij, ai zgjodhi dhe njëkohësisht i caktoi në krye të partive kuadrot më të devotshme dhe besnike për të kryer misionin e maskimit të diktaturës në pluralizëm. Ai përzgjodhi kryetarët e partive politike, që të mos ishin të gjithë nga jugu i Shqipërisë. Së pari  ai kishte planifikuar për kryetar të Partisë Demokratike shokun Zabit Brokaj, por e ndryshoi sepse më parë ai kishte parashikuar për kryetar të Partisë Socialiste  zëvendësin e Nexhmie Hoxhës në Institutin e Studimeve MarksisteLeniniste shokun Fatos Nano. Përfundimisht, Ramiz Alia e zëvendësoi Zabit Brokën me sekretarin e Partisë Punës për të gjitha spitalet e Tiranës, shokun Sali Ram Berisha. Ky zëvendësim i Zabitit me Saliun u bë shkaku i prishjes deri në themel të shoqërisë së tyre shumë të ngushtë që kishin. Nuk i thonë shaka është rivalitet politik ?!?!
Është fakt i pamohueshëm se Partia Republikane, çështjen e kthimit të pronave tek pronarët e ligjshëm filloi ta diskutojë pas Kongresit të saj të parë, që u zhvillua në Tiranë nga 6-8 Qershor 1992. Vlen të rikujtojmë se edhe pas Kongresit kryesia e saj, filloi të luajë lojën e kungulleshkës, duke thënë se gjoja ishte për kthimin nga 20 hektarë tokë bujqësore, familjeve të pronarëve të shpronësuar nga regjimi diktatorial. Më vonë tha se do të kthejmë nga 60 hektarë, tokë bujqësore për trungun e familjes. Përfundimisht Partia Republikane, e zgjidhi thesin dhe u bë bujare dhe deklaroi se do të na kthente deri 100 ha tokë bujqësore, nga pronat tona të trashëguara që na i kishte grabitur diktatura. Kryesia e shoqatës sonë, ka dyshuar në sinqeritetin e deklaratave të Partisë Republikane, se gjoja ajo parti ishte për kthimin e pronave tek i zoti. Këto janë metamorfozat politike që ka pësuar Partia Republikane, për respektimin e të drejtës së pronës dhe kthimin fizik tek pronarët e ligjshëm. Këto metamorfoza ju rikujtojnë pronarëve të shpronësuar që të mos gabojnë. Kulmi i indiferentizmit dhe i veprimtarisë së Partisë Republikane në dëm të të drejtës legjitime të pronarëve, ishte edhe heshtja prej varri, që mbajti Partia Republikane për veprimtarinë antiligjore dhe dhunën fizike që ushtruan mercenarët e SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, mbi grevistët e urisë, anëtarë të shoqatës sonë. Ajo grevë urie u zhvillua nga degët e Shoqatës sonë në Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Tiranë. Greva filloi në 20 Maj 1993 dhe vazhdoi deri në natën e 9 Qershor 1993. Vetëm në Tiranë, në sallën shumë të madhe në katin e parë të ndërtesës së familjes së të ndierit Irfan Petrela, në bulevardin Zogu i Parë, pranë maternitetit të vjetër, ndodheshin të ngujuar në grevë urie 103 pronarë, anëtarë të Shoqatës nga 16 deri 70 vjeç. Mbas mesnate të datës 9 qershor 1993, duke u gdhirë 10 Qershor 1993, në të njëjtën orë të natës në të gjitha qytetet ku ishin ngujuar grevistët që kërkonin sensibilizimin e opinionit për kthimin e pronave, grevistët u rrahën, u terrorizuan dhe nxorën me forcë dhe dhunë fizike të rëndë.
Ishte hera e parë që mercenarët e SHIK-ut, të Bashkim Gazidedes, ushtruan dhunë të rëndë fizike, duke rrahur barbarisht ata që kërkonin kthimin fizik të pronave që Qeveria neokomuniste e Sali Ram Berishës po kërkon përsëri ti mashtrojë dhe tua grabisë. Atë natë, unë ndodhesha në Shkodër për të vizituar grevistët e urisë dhe u arrestova me urdhër të zv/ ministrit të brendshëm Hajri Mezini, i cili pati ardhur posaçërisht në Shkodër! Mbas arrestimit tonë, unë së bashku me kryetarin e degës për Shkodrën, zotin Njazi Iliaz Muka dhe zotin Xhavit Turkeshi, u çuam në birucat e policisë së Shkodrës, ku na mbajtën një natë dhe na morën në pyetje një grup oficerësh, përfshi dhe zv/ ministrin! Ndërsa Partia Republikane pa pikën e turpit nuk bëri asnjë Notë proteste, për dhunën fizike të ushtruar mbi grevistët e urisë. Në mënyrë absurde zv/ kryetari i Partisë Republikane, z. Aleksandër Garuli, me datën 11.03.2009, merr kurajën dhe me papërgjegjshmëri deklaroi: Partia Republikane është dhe do të jetë përfaqësuesja e pronarëve. Ata bëjnë vetëm zhurmë përballë punës së Partisë Republikane.
Partia Republikane, në thelb nuk ka mbrojtur e as i mbron kurrën e kurrës të drejtat e pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga diktatura. Ne nuk mohojmë veprimet që ajo ka qenë e detyruar të japë me p

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›