Çfarë do të ndodhë me Ballkanin Perëndimor dhe shqiptarët, në rast dështimi të NATO në Afganistan
Nga Kastriot MYFTARAJ
Ndoshta asnjë rajon tjetër i botës nuk e ka të ardhmen të varur nga fakti se si do të përfundojë aventura e NATO në Afganistan, sa Ballkani Perëndimor dhe posaçërisht trojet shqiptare në rajon. Shkallëzimi i ndërhyrjes së NATO në Afganistan, me SHBA që mbajnë peshën kryesore, dhe prirja për t i zgjeruar veprimet luftarake në Pakistanin fqinj, qoftë për nevojat e operacioneve luftarake, qoftë për shkak të gjendjes së brendshme në Pakistan, e bën këtë fushatë të NATO një provë serioze për ekzistencën efektive të saj në të ardhmen. Suksesi që arritën SHBA duke i bindur vendet e NATO që ndryshe nga Iraku ta ndjekin në fushatën në Afganistan është një thikë me dy presa se nëse kjo fushatë dështon, lidershipi amerikan në NATO do të marrë fund praktikisht dhe SHBA nuk do të mund të mobilizojnë më aleancën për një fushatë të ngjashme.
Të gjitha të dhënat janë se NATO ka hyrë në Afganistan dhe praktikisht edhe në Pakistan në një luftë të cilën nuk mund ta humbë, por as nuk mund ta fitojë, pra që konsiderohet e humbur me kalimin e kohës sipas eksperiencës së Vietnamit. Në Afganistan, një vend me rreth 33 milion banorë dhe 647 000 km katrore, sipas të dhënave që japin vetë amerikanët, armiku ka një forcë që përbëhet nga 7-10 mijë talibanë, 1200-1500 guerrilas të Al-Qaeda, një mijë milicë Haqqani, një mijë milicë Hezbi, 5-10 mijë vetë të Lëvizjes Islame Uzbeke, si dhe milicia e Mehsud, që çmohet në 20-30 mijë vetë të etnive pashtu e urdu. Pra, forcat armike në Afganistan përbëhet nga 40-50 mijë vetë.
Përballë këtyre forcave të terroristëve gjendet ushtria qeveritare afgane e cila sot ka 82 mijë trupa, por që do të rritet deri në 134 mijë vetë në 2011. Gjithashtu përballë këtyre forcave armike gjendet edhe policia afgane që ka 30 mijë vetë. Siç shihet, forcat qeveritare afgane kanë një epërsi më tepër se 2: 1 në krahasim me forcat armike. Në rast se raporti i forcave do të ishte i kundërt, atëherë do të ishte e justifikuar prania e forcave të NATO në Afganistan. Megjithatë në Afganistan gjenden 58390 mijë ushtarë të NATO dhe vendeve jo anëtare të aleancës që marrin pjesë në kuadrin e ISAF, nga të cilët 26215 amerikanë. Rreth 10 mijë ushtarakë të tjerë amerikanë gjenden si instruktorë të forcave afgane. Kështu, 67 mijë ushtarë të NATO dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në ISAF gjenden në Afganistan për të ndihmuar 110 mijë afganë të fitojnë luftën kundër 40-50 mijë armiqve.
E megjithatë lufta kundër terroristëve nuk po fitohet. 17 mijë trupa të tjerë amerikanë do të shkojnë në Afganistan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të forcës së NATO-ISAF në 84 mijë vetë, nga të cilët 53 mijë do të jenë amerikanë. Kështu, gjithmonë e më tepër lufta bëhet një luftë amerikane. Pse NATO, ose më saktë SHBA nuk po e fitojnë dot luftën në Afganistan? Angazhimi i sotëm i NATO në Afganistan është njëlloj sikur NATO të ishte angazhuar ushtarakisht në 1991 për të mbajtur Jugosllavinë të bashkuar. Se Afganistani është një Jugosllavi aziatike, produkt i po së njëjtës diplomaci perëndimore që krijoi Jugosllavinë e Versajës. Nga 33 milion banorë që ka Afganistani, 42% janë të etnisë pashtu, 27% taxhikë, 9% Hazara, 9% uzbekë, 2% balucë etj. Në këtë shoqëri të prapambetur ruralo-fisnore islamiko aziatike, cka është Afganistani, zbatimi i modelit perëndimor të demokracisë ka rezultuar me një karikaturë të ngjashme me zbatimin e komunizmit nga sovjetikët. Institucionet e ndërtuara me ngulmimin e perëndimorëve janë fiktive, ashtu siç janë dhe forcat qeveritare afgane të sigurisë, ushtria dhe policia.
Dhe c është më e keqja amerikanët dhe NATO kanë gjetur në këtë aventurë një surprizë të llojit të kukullave kineze të futura njëra brenda tjetrës (matrioshka ruse). Afganistani nuk është gjë tjetër veçse një Jugosllavi e vogël, brenda një Jugosllavie shumë më të madhe, që është Pakistani fqinj. 176 milion banorët e Pakistanit fqinj janë: 44% të etnisë Punxhabi, 16% pashtu, 14% sindhs, 10.5% seraikis, 7.5% muhaxhirs, 3.5% balucis. Ata të etnisë pashtu janë thellësisht të interesuar për atë që ndodh me të ngjashmit e tyre në Afganistan, dhe janë angazhuar në luftën që ata bëjnë kundër amerikanëve, ashtu siç qenë angazhuar në luftën kundër sovjetikëve dikur. Por edhe pakistanezët e tjerë e simpatizojnë kauzën e moxhahidinëve, siç quhen ata që luftojnë kundër amerikanëve në Afganistan, për shkak se kanë të njëjtën fe islame, me afganët. Për pakistanezët e etnisë pashtu dhe për pakistanezët militantë islamikë kauza e atyre që luftojnë me armë kundër amerikanëve në Afganistan është dhe kauza e tyre. Kufiri për ta nuk ka rëndësi.
Qeveria pakistaneze gjendet e kapur, si midis cekanit e kudhrës, mes presionit të SHBA për të frenuar infiltrimin e moxhahidinëve nga Pakistani në Afganistan, dhe presionit të brendshëm që e shikon qeverinë si vegël të amerikanëve. Përpjekjet për të ulur presionin e brendshëm të militantëve islamikë e kanë çuar qeverinë pakistaneze që t u kundërvihet amerikanëve. Amerikanët e kanë akuzuar ushtrinë pakistaneze se ka hapur zjarr ndaj helikopterëve amerikanë në kufirin afgano-pakistanez, ndërsa Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari mohon incidentin por thotë se do të ketë zjarr paralajmërues. Presidenti Obama, në takimin e fundit të NATO në Strasbourg i ofroi ndihmë Pakistanit, me kusht që të luftojë bazat që terroristët që veprojnë në Afganistan kanë krijuar në Pakistan . Reagimi nga autoritetet e Pakistanit ishte i ftohtë se atje e kuptojnë që oferta amerikane do të thotë që autoritetet pakistaneze duhet t i hedhin benzinë zjarrit të luftës civile në vend, që të përfitojnë ndihmën e amerikanëve. Asnjë ndihmë nuk ia vlen këtë çmim dhe ndihma amerikane e ofruar nuk është kushedi se çfarë.
Autoritetet e tashme pakistaneze nuk janë pastaj një interlokutor aq kredibël sa Perëndimi të mbështetet tek to për sfida të tilla. Amerikanët e larguan gjeneralin Musharaf që mbante nën kontroll vendin me dorë të hekurt si President dhe komandant i ushtrisë, për të sjellë në vend të tij një ish-nëpunës banke amerikane, i cili sigurisht që nuk është njeriu i përshtatshëm për të hyrë në një luftë vendimtare kundër militantëve islamikë pakistanezë. Gjeneralët i shikojnë me dyshim amerikanët pasi këta braktisën Musharafain, i cili u kishte besuar atyre. Asnjë gjeneral tjetër pakistanez nuk ka për t u besuar amerikanëve nëse do t i kërkojnë të bëjë grusht shteti, siç i kërkuan Musharafit 10 vjet më parë.
Rubikoni i amerikanëve në Afganistan e ka emrin Qafa Khyber në anën jugore të Maleve Hindukush, në kufirin afgano-pakistanez. A do të hyjnë amerikanët gjithmonë e më thellë në Pakistan për të luftuar bazat e moxhahidinëve? Kjo është aq e nevojshme për të fituar luftën në Afganistan, sa c ishte ndërhyrja në Laos për të fituar luftën në Vietnam. Veçse në këtë rast gjërat janë të përmbysura sa u përket përmasave: Laosi është Afganistani, ndërsa Vietnami është Pakistani.
Amerikanët e dinë mirë se ndërhyrja në shkallë të gjerë në Pakistan, e cila ngjan si rruga e vetme për të fituar luftën, do të thotë që ata të braktisen nga të gjithë aleatët e NATO, duke përfshirë dhe britanikët, dhe të jenë të detyruar që ta vazhdojnë luftën të vetëm, ndoshta duke pasur si mbështetje vetëm forcat shqiptare. Edhe në situatën e tashme disa vende të NATO që kanë kontigjente të mëdha kanë përcaktuar agjendën e tërheqjes. 2830 ushtarët kanadezë, kontigjenti i katërt, do të tërhiqen në 2011. 1770 ushtarët holandezë, kontigjenti i shtatë, do të tërhiqen përfundimisht në 2011. Tërheqja e holandezëve është domethënëse. Kjo racë homoseksualësh ka një nuhatje të jashtëzakonshme për rrezikun; ata vijnë në luftë me bujë, dhe largohen porsa e ndjejnë se lufta është e humbur.
Ndërhyrja në shkallë të gjerë e amerikanëve në Pakistan, duke marrë parasysh tërheqjen e aleatëve, duket se është mënyra e vetme për të fituar luftën. Por nëse amerikanët dhe NATO nuk po fitojnë dot në Afganistan prej 8 vjetësh me 67 mijë ushtarë kundër 40-50 mijë armiqve, sa kohë dhe sa ushtarë do t u duhet të luftojnë bazat armike në Pakistan që është një vend shumë më i madh? Ndërhyrja amerikane në Pakistan d