E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frikë në Shqipëri për sulm ushtarak nga Bashkimi Sovjetik

Gazeta amerikane përcjell akuzat e ashpra të Enver Hoxhës ndaj Hrushovit . Departamenti i Shtetit nuk konfirmon lajmet për një luftë me Shqipërinë
Maks FRANKEL

UASHINGTON – “Tërheqja e ripërsëritur e Hrushovit për një hapje të letrave me Berlinin dhe dëshira që të realizojë qëllimet e tij në Gjermani përmes negociatave me Perëndimin, duket të jenë një temë e madhe e diskutimit brenda lëvizjes komuniste botërore”. Kjo është paralajmëruar në fjalimin e së martës nga gjeneral Enver Hoxha, udhëheqësi i komunistëve shqiptarë. Fjala, e cila po nxjerr në shesh gjithnjë e më shumë diferencat dhe kërcënimet mes vendeve anëtare komuniste, është monitoruar në Europë dhe është studiuar sot edhe nga zyrtarët këtu në Uashington.
Në të vërtetë, shqiptarët ishin shpallur jashtë familjes së shteteve komuniste nga kryetari Nikita Hrushov në kongresin e fundit të partisë. Gjeneral Hoxha pohoi se debati i tanishëm nisi shumë vjet më parë dhe ai është pjesë e një përçarjeje që po përfshin shumë parti të tjera komuniste dhe që zoti Hrushov është duke përdorur kryesisht metoda despotike që të mbajë nën fre partitë e tjera komuniste.
Gjeneral Hoxha foli në ceremoninë partiake të zhvilluar me rastin e 44-vjetorit të marrjes së pushtetit nga bolshevikët në Rusi në vitin 1917 dhe me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Partisë Komuniste shqiptare. Tema që ishte shtruar në fjalimin e gjeneral Hoxhës “Shpifje, shantazhe dhe bllokadë” bënte të ditur se shqiptarët nuk ishin vetëm në rezistencën ndaj zotit Hrushov. “Populli ynë ka miq dhe shokë në vende të tjera socialiste (komuniste) që nuk i kemi larguar dhe nuk do t’i largojmë”, - deklaroi udhëheqësi shqiptar. Gjeneral Hoxha tha se “një nga çështjet kryesore në këshillat komuniste (organizatat bazë) ka qenë pozicioni që të përshtaten në drejtim të shteteve perëndimore. Në mënyrë të veçantë, ai shtoi se shqiptarët dhe mesa duket edhe mbështetësit e tyre, ishin akuzuar nga Moska se “janë krijesa të frikësuara të imperalizmit, krijesa të frikësuara që duhet të pranojmë përgjegjësinë tonë në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme ndërkombëtare”.
Theksohen çështjet gjermane
Ai shpjegoi se çështjet më emergjente ishin problemet e stabilizimit të Berlinit Perëndimor dhe një marrëveshje paqeje me Gjermaninë Lindore. Gjeneral Hoxha shtroi pyetjet: “Çdokush mund të habitet. Pastaj, kush është aktualisht i frikësuar? Kush është i frikësuar nga përgjegjësia për zgjidhjen e problemit gjerman? Kush është duke i zvarritur gjërat? A jemi ne që kemi qenë dhe jemi në favor të zgjidhes së problemit në mënyrën më të shpejtë të mundshme, ose a janë akuzuesit tanë ata që kanë mohuar ose e kanë zvarritur atë nga viti në vit?
Ky është një iluzion i zvarritjes së vazhdueshme të çështjes nga Hrushovi që kur ai e shkaktoi atë në nëntor të vitit 1958. Ai ka ndryshuar dy herë afatet 6-mujore për zgjedhjen e marrëveshjes gjermane, edhe tani së fundmi në Kongresin e partisë. Gjithashtu, gjeneral Hoxha përmendi çështjet ideologjike rreth të cilave Moska dhe Pekini e dinë se do të jenë të ngatërruara për një kohë të gjatë. Ai akuzoi kryetarin Hrushov për “heqjen dorë nga lufta” kundër vendeve të Perëndimit në emër të “bashkë-ekzistencës paqësore” dhe marrjes paqësisht të pushtetit nga komunistët “me një mënyrë absolute”, duke mos marrë në konsideratë “mënyrat jopaqësore” dhe duke argumentuar në mënyrë keqdashëse se fuqia e madhe e kampit komunist kishte ndryshuar disi “karakterin e imperializmit.”
Duke u marrë me sulmin e Hrushovit ndaj Stalinit, gjeneral Hoxha argumentoi se kishte mbajtur një qëndrim të tillë vetëm që të zbulonte intrigat e fshehta të brendshme të rusëve dhe e justifikoi duke e përshkruar si një flirtim të vazhdueshëm të kryetarit të shtetit Hrushov me presidentin jugosllav Tito.
Enver Hoxha deklaroi se nuk është se shqiptarët janë “flakur në baltë” siç thotë Bashkimi Sovjetik, por se zoti Hrushov nga ana e tij po na paraqet “si një vend, ku situata mbahet nën kontroll nga vrasjet dhe terrori, pikërisht ashtu siç na përshkruan shtypi reaksionar borgjez”. Në lidhje me akuzën më të fundit të zotit Hrushov se nuk kishte demokraci brenda Partisë Komuniste Shqiptare, gjeneral Hoxha iu përgjigj; “Shikoni më mirë punët tuaja”.
Frika për luftë
Ndonëse fjala e gjeneral Hoxhës ishte vlerësuar, Departamenti Amerikan i Shtetit mori sot në mbrëmje një raport nga Turqia, ku kishte të dhëna se atje ishte një tension i madh, frikë e ankthshme apo krizë në Tiranë, kryeqyteti i vendit. Shumica e diplomatëve nga shtetet komuniste europiane kishin thënë se duhet të largoheshin nga kryeqyteti. Njoftohej se ambasada sovjetike do të jetë nën një kontroll të rreptë. Shtetasve shqiptarë të vjetër dhe të moshuar u ishte thënë se duhet të jenë gati për t’u strehuar, ndërsa njerëzit e aftë për luftë u paralajmëruan të përgatiteshin për të mbrojtur vendin e tyre. Po ashtu, ishte thënë se duhej të imponohej dhënia e ushqimit me racion. Një burim i Departamentit të Shtetit në Uashington thotë se nuk ishte konfirmuar një njoftim të tillë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, por diplomatët turq, francezë dhe italianë janë të vendosur në Tiranë.

Shkrimi është publikuar në “The Neë//////// York Times” më 9 nëntor 1961
Titulli i gazetës është redaksional. Titulli origjinal është: “Albania chief airs rifts ë////////ith Moscoë////”
Përgatiti: Albert Gjoka

Në numrin e së enjtes do të lexoni:

Si u pritën në Shqipëri deklaratat e Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive

Gazeta amerikane vazhon pasqyrimin e detajuar të përçarjes në bllokun komunist pas akuzave të Hoxhës ndaj Hrushovit

Mbështetja e shqiptarëve për udhëheqësin e tyre dhe pamundësia e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Shqipëri

Frika e një krize ekonomike të vendit të vogël komunist për shkak të sistemit të ndërtuar nga rusët dhe skema e zgjidhjes së situatës

Për më shumë, lexoni në numrin pasardhës

12 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›