Frikë nga kultivarët me hibridë të rrezikshëm
Me raste të shumta, si ajo e misrit shterp, përballet bujqësia shqiptare. Madje, fermeri i Myzeqesë është më i rrezikuari nga fidanët dhe kultivarët pa cilësi. Kjo ka dalë në takimin e zhvilluar mes përfaqësueseve të USAID-it, specialistëve të bujqësisë në zonën e Myzeqesë, si dhe fermerëve të shumtë.
Në qytetin e Lushnjës, prej dy vjetësh është rihapur qendra shkencore, e cila jo vetëm garanton cilësinë e farës dhe fidanëve, por përpiqet që në tregun bujqësor të mos dalin perime hibride. Me gjithë përpjekjet, specialistët e kësaj qendre shprehen se ende fermeri i vendit është i rrezikuar nga kultivarët dhe perimet jo cilësore, të cilat serviren nga fidanishte jo të kontrolluara e që ndikojnë drejtpërsëdrejti në humbje financiare për fermerin.
Madje, në një takim edhe me përfaqësues të USAID-it, specialistët e bujqësisë së Myzeqesë rikujtojnë rastin e misrit shterp, si dhe cilësinë e dobët të grurit në shumë krahina.
Specialistë të bujqësisë së Qarkut Fier, si dhe të disa qarqeve nga jugu i vendit kanë marrë pjesë në seminarin e organizuar nga USAID-i, me qëllim përpalljen e arritjeve të deritanishme të sektorit të perimeve. Takimi është zhvilluar në qytetin e Lushnjës. Në qendër të seminarit ishte bashkëpunimi dhe ndihma që specialistët e bujqësisë kanë dhënë për fermerët, me qëllim që këta të fundit të regjistrojnë prodhueshmëri të lartë e të mos përballen me probleme në punën e tyre.
"Baza materiale nuk na linte ne si specialistë të zhvillonim aktivitetin tonë nw tw shkuarwn. Sot kjo qendër ka marrë drejtimin kryesor të zhvillimit të perimeve", ka thënë drejtori i bujqësisë së Fierit, Fatos Troka.
"Qëllimi i qendrës sonë është që të testoj dhe t‘u këshilloj fermerëve prodhues, kultivarët më të mirë ku ata duhet të drejtohen. Është e drejta e fermerëve pas kësaj etape që të përzgjedhin atë që duan", tha Troka
Në takim u fol gjithashtu edhe për tentativa thuajse të lehta për të mundësuar një zhvillim dhe orientim të saktë të sektorit të bujqësisë.