Gërryhet besimi te monedha kombëtare
Luhatshmëria e lekut gjatë muajve të fundit kundrejt euros dhe dollarit ka shtyrë shumë kompani dhe individë në Shqipëri të minimizojnë rreziqet dhe të investojnë në depozita në valutë, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të Bankës së Shqipërisë. Në dhjetor të vitit të kaluar, 58 për qind e parave që shqiptarët kishin në banka, ishin në lekë. Në fund të tremujorit, depozitat në lekë ranë në 57 për qind të totalit, ku rënia më e madhe u vërejt në muajin shkurt. Shqiptarët kanë pasur besim të lartë te monedha kombëtare në të shkuarën, kryesisht për shkak të diferencës së madhe mes normave të interesit të ofruara për depozitat në lekë dhe atyre të ofruara për depozitat në euro. Në vitin 2003, 71 për qind e depozitave ishin në lekë. Në vitin 2005, 65 për qind qenë në lekë. Por besimi filloi të gërryhej në vitet e fundit, kryesisht për shkak të interesave më joshëse që ofronin depozitat në monedhë të qëndrueshme si euro. Një nga faktorët që solli edhe dobësimin e lekut, ishte vendosja e procedurave burokratike të pambikëqyrura për investimet në bono thesari. Në vitin 2006, Banka e Shqipërisë mbylli sportelin e shitjes së drejtpërdrejtë të bonove për qytetarët, ndërsa bankat që ofronin shërbimin e ndërmjetësimit vendosën komisione diskriminuese për investimet në bono.
Ekspertët nëpër banka besojnë se nënçmimi i konsiderueshëm i lekut në shkurt nxiti shumë njerëz të zgjedhin euron si monedhë për investimin e depozitave të tyre, pavarësisht interesave "joshëse" të ofruara për lekun. Leku humbi 7 për qind të vlerës gjatë muajve të parë të vitit, ndërkohë që ishte mbiçmuar në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2004. Zhvlerësimi anuloi interesat e fituara nga emigrantët për depozitat e tyre në lekë, gjë që i shtyu këta të fundit të zgjedhin interesat më të ulëta të euros, por edhe siguri më të madhe.
Emigrantët, të cilët përbëjnë forcën më të madhe kursyese të vendit dhe që shumë shpesh në të shkuarën ishin joshur nga interesat e larta të lekut. Interesi mesatar i depozitave 12-mujore në lekë në Shqipëri ra 6.57 për qind në muajin mars, ose me 29 pikë bazë (100 pikë bazë baras me 1 për qind), ndërkohë që interesi i depozitave 12-mujore në dollarë ra në 4.42 për qind me ulje 28 pikë bazë në krahasim me dhjetorin.
Vendet e vogla dhe me ekonomi të dobët zakonisht detyrohen të ofrojnë norma të larta interesi për monedhat e veta, në mënyrë që të jenë tërheqëse kundrejt monedhave të forta, të cilat ofrojnë vetëm interesa të ulëta. Kjo politikë që u zbatua në Shqipëri në dekadën e fundit, bëri që depozitat në lekë të shtoheshin më shpejt se ato në valutë dhe rrjedhimisht, leku u forcua.