Shqipëria anëtarësohet te "transparenca"
Shqipëria u anëtarësua së fundmi në Iniciativën e Transparencës për Industritë Nxjerrëse, EITI, një organizëm ndërkombëtar i mbështetur nga Banka Botërore që synon të ndërgjegjësojë popujt për vlerën e pasurive të nëntokës së tyre. Lajmi u dha nga Banka Botërore. Tridhjetë vende janë anëtare të kësaj shoqate. Së bashku me Shqipërinë u anëtarësuan dhe Burkina Faso, Mozambiku dhe Zambia. Synimi i shoqatës është të nxisë rritjen e transparencës në industrinë nxjerrëse të mineraleve, naftës dhe gazit, në mënyrë që burimet natyrore të ndihmojnë në rritjen e mirëqenies së popujve. IETI financohet nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe shumë qeveri të vendeve perëndimore.
"Është shumë e rëndësishme që vendet e pasura me minerale të kuptojnë rëndësinë e rritjes së transparencës në shfrytëzimin e burimeve. Por janë vendet anëtare përgjegjëse për zbatimin e procesit të rritjes së transparencës", tha Somit Varma, drejtor i BB për Naftën dhe Gazin.
Shumë vende janë të pasura me minerale, por përfitimet nga shfrytëzimi i burimeve janë pothuajse inekzistente. Rritja e transparencës mbi rëndësinë dhe vlerat e mineraleve të poseduara nga një vend, si dhe informimi i publikut, besohet se do të detyrojë qeveritë t‘i menaxhojnë më mirë këto burime. Shqipëria është në listën e vendeve relativisht të pasura me minerale kromi dhe bakri, si dhe me naftë. Por qytetarët e zakonshëm as nuk e dinë se kush janë pronarët e kompanive shfrytëzuese të burimeve natyrore, ndërkohë që vendi përfiton një pjesë të papërfillshme të vlerës së mineraleve të eksportuara.