Importuesit: Do vijojmë rritjen e çmimit
Çmimi i naftës dhe benzinës do të vijojë të ketë rritje si pasojë e shtrenjtimit të karburantit në tregjet e huaja. Pas rritjes së tri ditëve më parë, importuesit vlerësojnë një tjetër ndryshim, i detyrueshëm në përputhje me kërkesën në treg dhe rritjes së "arit të zi" në bursa. Një muaj më parë, një fuçi nafte në bursat e amerikane dhe të Londrës kushtonte rreth 50 dollarë, ndërsa tre muaj më parë rreth 45 dollarë. Gjatë ditës së djeshme kapërceu kuotën e 62 dollarëve për fuçi, duke paralajmëruar shenja aspak pozitive për industritë. Kësisoj, në vendin tonë pritet një rritje mesatare e çmimit për litër deri në 3 lekë. Importuesit e paralajmëruan që dje rritjen, duke qenë se në vendet ku marrin sasitë ka pësuar ndryshime të mëdha të kuotave. Vetëm gjatë ditës së sotme, në Tiranë dhe në disa qytete kryesore disa kompani nafte do të ndërmarrin rritje të çmimit me të paktën 2 lekë për litër. Nisur nga kjo, një litër naftë eurodiezel do të kushtojë 112 lekë, nafta 10 ppm do të jetë 116 lekë për litër, ndërsa benzina do të kushtojë 119 lekë. Disa pika karburanti e kanë shtrenjtuar naftën me kohë, ndërsa benzina u bë 6 ditë që kushton deri në 117 lekë për litër.
Parashikimi
Ekspertët vendas paralajmërojnë rritje të tjera të çmimit të karburanteve. Vetë importuesit thonë se tarifa aktuale është tepër e vogël dhe se presin ndryshim të konsiderueshëm. Në tregun vendas të naftës çmimet mbeten të fiksuara 110 lekë për litër në një kohë të gjatë, gati 3-mujore. Rritja e parë nisi pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për akcizën, e cila unifikonte tarifën në 37 lekë për litër. Pas një kohe të qetë në tregjet e huaja, nafta vijoi të rritej sërish, me 50 dollarë për fuçi, kurse në Shqipëri nuk pati ndikim. Tani që niveli kapërcen mbi 62 dollarë, importuesit nuk kanë pritur dhe vlerësuan se rritja është e logjikshme dhe modeste. Shtrenjtimi i karburanteve në vend do të rikthejë në qendër të debatit rolin e autoriteteve për ta mbikëqyrur sa më mirë tregun, nëse operon me kushte të barabarta.
Tregjet e huaja
Çmimi i naftës ka kaluar kufirin e 62 dollarë për fuçi, pas lajmeve optimiste mbi ekonominë amerikane dhe dobësimit të dollarit, ndikuar nga deklaratat e kreut të Thesarit, Tim Geithner. Nafta është kuotuar në bursat amerikane gjatë ditës së djeshme me 62,14 dollarë për fuçi, maksimumi i arritur që nga 11 nëntori i kaluar. Shtrenjtimi i naftës është ndikuar edhe nga rënia e prodhimit në SHBA me 2.1 milionë fuçi që prej 15 majit, ndërsa konsumi është rritur. Aktualisht, rafineritë janë duke punuar me një kapacitet 81 për qind, nga 87 që ishte vitin e kaluar. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese), vlerësoi se çmimi i naftës nën 60 dollarë mbetet i ulët dhe se do të kryhen lëvizje të reja për ta vendosur në kufirin e duhur.
Studimi
Rezerva e naftës,
220 milionë fuçi
Nëntoka shqiptare mund të mbajë 2.5 herë më shumë naftë nga sa mendohej më parë. Një studim i kryer nga ekspertë ndërkombëtarë vlerëson se Shqipëria ka rreth 5 miliardë fuçi naftë në nëntokën e vet. Vetëm pak për qind nga nafta që gjendet nën tokë mund të nxirret në sipërfaqe me teknologjinë ekzistuese. Për pasojë, Shqipëria ka rezerva prej më pak se 220 milionë fuçi që mund të nxirren nga nëntoka. Kjo sasi është e barabartë me qindra milionë dollarë xhiro biznesi. Prodhimi është rritur gjithashtu. Në dhjetor të vitit të kaluar, në Shqipëri u nxorën mesatarisht rreth 7 mijë fuçi naftë bruto në ditë. Dy të tretat ishin naftë e prodhuar privatisht përmes koncesioneve të ndryshme, ndërsa vetëm një e treta i dedikohet kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës "Albpetrol".
Periudha benzina nafta D1 nafta D2
2 prill ‘09 490.25 474.00 443.25
6 prill ‘09 481.25 465.75 435.00
7 prill ‘09 489.00 461.00 431.75
14 prill ‘09 495.75 466.25 436.25
22 prill ‘09 488.00 438.00 415.50
28 prill ‘09 467.50 433.00 409.25
30 prill ‘09 502.00 440.50 417.75
5 maj ‘09 533.25 463.25 437.25
8 maj ‘09 558.75 487.75 464.75
13 maj ‘09 567.50 491.00 462.75
15 maj ‘09 588.75 472.75 445.00
19 maj ‘09 618.00 474.50 446.75
20 maj ‘09 641.50 487.50 454.50
Shënim: Të dhënat, dollar për ton