G99: Nuk jemi dakord me parkun eolik
Grupimi politik G99 bëri të ditur dje se nuk është dakord me ndërtimin e parkut eolik të Karaburunit, projekt i një kompanie siciliane, që ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga qeveria shqiptare. Duke e konsideruar si "privatizim abuziv të Karaburunit", Genci Kojdheli, kandidat i G99-ës për Vlorën, kritikoi projektin.
"Qeveria shqiptare, një muaj para zgjedhjeve, dhe duke injoruar totalisht mendimin e publikut, e sidomos të banorëve të zonës, pronarëve të tokave që do të pushtohen nga mullinjtë gjigantë të erës, apo konsideratat e operatorëve turistikë dhe ekspertëve të mjedisit, ka privatizuar fshehtazi një nga zonat më të bukura të vendit. Për ta bërë edhe më dyshuese gjithë situatën, qeveria ka anashkaluar edhe Parlamentin, i cili nuk e merr në konsideratë dhe vendos për marrëveshjen tanimë të firmosur", tha Kojdheli.