Kushtet e këqija në punë, shkak për tumore e sëmundje gjaku
Orët që qëndrojmë në punë, pastërtia që mbajmë, rregulli dhe harmonia ndikojnë jo vetëm në veprimtaritë e tjera që kryejmë gjatë ditës, por kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin tonë.
Për sa kohë kemi një ambient "pesimist", të papastër dhe mbi të gjitha me prani të elementëve toksikë, rrezikojmë të prekemi nga sëmundje të lehta për t‘u trajtuar, por dhe nga ato më të vështirat. Dje në konferencën "mbi sigurinë në punë", e organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës, specialistë vendas dhe të huaj kanë analizuar faktorët më të dëmshëm për shëndetin, gjatë kohës që qëndrojnë në vendin e punës, por edhe hapësirat e nevojshme ligjore për t‘u kujdesur mbi shëndetin e popullatës. Mungesa e kujdesit për shëndetin e punonjësve do të thotë një kosto shumë e lartë për shtetin në rast aksidenti apo sëmundje.
Ministria e Shëndetësisë, ajo e Punës, si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë vendosur të hartojnë një strategji në këtë fushë. Punonjësit e bujqësisë kanë ende probleme në sektorin industrial dhe në sektorin informal.
"Pjesa më e madhe e problemeve vijnë nga pagesat e ulëta, zhurmat dhe substancat toksike që shkaktojnë leucemi dhe kancer", tha Ashua Bernar, presidenti i OBSH-së në vendin tonë. Përmirësimi i standardeve për sigurinë dhe shëndetin në punë vlerësohet si një kusht i domosdoshëm, pasi faktorët e dëmshëm në mjedisin e punës, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale ushtrojnë ndikim si në produktivitet, ashtu dhe në mirëqenien fizike dhe ekonomike të familjeve. "Ulja e produktivitetit, si pasojë e dëmtimit nga faktorë që lidhen me mjedisin dhe proceset e punës, mund të shkaktojë një dëm ekonomik që llogaritet në një përqindje domethënëse të prodhimit të brendshëm bruto", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Sipas saj, faktorë fizikë, ekonomikë, biologjikë dhe psiko-socialë kërcënojnë shëndetin e punonjësve, por kontrolli i tyre parandalon dëmtime, paaftësi dhe vdekje të parakohshme. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me atë të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe institucione të tjera në vend dhe të huaja, po punon për të përmirësuar kuadrin ligjor, që prek spektrin e shëndetit në punë, në përafrim me direktivat e Bashkimit Evropian. Është miratuar në Kuvend ligji kuadër ‘Për shëndetin publik‘ dhe është duke u punuar për ligjin ‘Për shëndetin dhe sigurinë në punë‘. Ndërkohë, strukturat në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, si Instituti i Shëndetit Publik dhe Inspektorati Sanitar Shtetëror, po studiojnë, kontrollojnë dhe evidentojnë shkencërisht faktorët e dëmshëm për shëndetin e punonjësve dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. "Transferimi i teknologjive të avancuara nga vende të zhvilluara, në shumë raste është shoqëruar me një përqasje të re ndaj mjedisit dhe shëndetit në punë dhe në raste të tilla pozitive, përfitues janë të gjitha palët, si punëdhënësit, punëmarrësit e komuniteteve përkatëse, ashtu dhe strukturat inspektuese", sqaroi më tej ministrja. Nga ana tjetër, drejtori i Shëndetit Publik, Gazmend Bejtja, tha se shëndeti në punë është një çështje që kërkon vëmendje të veçantë në kushtet kur profili i biznesit dhe ekonomisë është në ndryshim. "Në Shqipëri operojnë biznese të ndryshme, ka profile të ndryshme të punës, që kërkojnë dhe një angazhim për të përcaktuar standarde të qarta, që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin e punonjësve, më gjerë të familjes dhe shoqërisë në tërësi", tha Bejtja.