Frikë te kombëtarjaangleze, dëmtohetkapiteni Ferdinand

LONDER- Përgatitjet e Anglisë në Afrikën e Jugut kanë nisur me një dëmtim në gju të kapitenit Rio Ferdinand gjatë seancës së të premtes në Sport Kampus, ç’ka ka trembur trajnerin Fabio Kapelo, por edhe gjithë kombëtaren e këtij vendi. Mbrojtësi i Mançesterit u dërgua menjëherë në spital dhe mediat e atashuara në këtë vend shkruajnë se ai ka dalë prej andej duke përdorur paterica. Në një konferencë për shtyp trajneri Fabio Kapelo njoftoi problemet e portierit Devid Xhemjs dhe të mesfushorit Garet Berri, ndërsa konfirmoi edhe dëmtimin e Ferdinand. “Një tjetër lajm i keq është se Rio vuan nga një problem në gju dhe e kemi çuar në spital për një skaner. Shpresoj që të mos ketë probleme të mëdha, por unë gjithsesi kam thirrur Majkëll Dozon nga Anglia që t’i bashkohet skuadrës”, shtoi tekniku italian. Rio Ferdinand u zgjodh kapiten i Anglisë pak muaj më parë, duke i marrë shiritin Xhon Territ, i cili u përfshi në skandalin seksual me Vanesa Perronsel, ish të fejuarën e Uejn Brixh. Ai është një nga liderët e Anglisë dhe një siguri e përhershme në mbrojtje. Kapelo ndërkohë foli edhe për rinovimin e kontratës me Federatën Angleze, duke deklaruar se ndjehet i lumtur që do të drejtojë këtë kombëtare deri në Europianin e vitit 2012.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)