Solidaritet në shkollë për mikun gei
Funde, këmisha, çanta feminile dhe paruka, me fytyra të trukuara, kështu janë paraqitur në një formë proteste studentët e një shkolle në Nju Jork, të cilat kanë shkuar
në mësim me veshje femrash për t’u solidarizuar me një mik trans, i cili fyhej dhe kërcënohej nga vetë institucioni. Por instituti, “Brewster High School”, e përgënjeshtron deklaratën e djalit trans dhe të rinjve të tjerë duke pohuar se, ata i kanë kërkuar vetëm të mos shkonte në shkollë me veshje vulgare. Micheal Loscalzo, 17 vjeç, ka shfaqur ambicien e tij për të qenë një ditë një grua dhe ka nisur të vishet dhe sillet si i tillë, edhe për të shkuar në shkollë. Për këtë është sulmuar disa herë. Me keqardhje për sjelljen karshi tij, shokët e klasës janë paraqitur në klasë me veshje feminile për djemtë dhe vajzat janë veshur me veshje mashkullore duke protestuar kundër autoriteteve të shkollës.