E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fronti për Shqipërinë", ja strategjia e re e protestave të PS

Autori i Lajmit: RedaksiaNdryshon strategjia e protestave të socialistëve. Kryetari i PS-së, Edi Rama nga qyteti i Durrësit ka lançuar nismën më të re opozitare, që do të quhet "Fronti për Shqipërinë". Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të qytetit bregdetar, Rama u shpreh se "përshkallëzimi i protestes ka zgjeruar frontin e aleancës sonë mes partish, ka zgjeruar edhe frontin edhe me përfaqesues të shoqërise, shoqata apo persona dhe shumë shpejt ky front i ri për Shqiperine do te jete publik përtej partive politike përtej çdo kufiri që na ndan ne kushte normale po nuk ekziston ne kushtet kur duhet te garantoje liri dhe demokraci per te gjithë".
Strategjia e re e protestave
Pritet që zyrtarisht ky grupim të prezantohet sot, kur edhe do të mblidhet tryeza e partive aleate. Burime për gazetën thanë se "ish-pronare, pensioniste, ish-ushtarake, minatore do ti bashkohen këtij fronti". Fronti synon bashkimin e të gjithë segmenteve opozitare, të majtë e të djathte. Me sa duket fronti është ndryshim i emërtimit të idesë që është përfolur deri më tani për federatën e majtë. Ndërsa i pyetur për çështjen e mandateve ai tha se "kjo (mandatet) nuk është një çështje që na shqetëson. Përsëritja e këij refreni bëhet për të spostuar gravitetin e debatit në telenovela si kjo e radhës, digjen apo nuk digjen mandatet. Ne nuk e ushqejmë këtë telenovelë dhe jemi shumë të keqardhur për rënien në kurth të shumëkujt që bëhet pjesë e diversitetit të Berishës. "Mandatet tona janë mandatet e popullit opozitar janë më pak se çka dhënë populli. Saliu, Iliri dhe Fatosi nuk do të mundem tas shkatërrojnë PS-në. Ajo është garant nga vullneti demokratik i shqiptarëve. PS as nuk shitet as nuk blihet. Përgjigjja që ne kërkojmë është çfarë do të bëhet me lirshmërinë e zgjedhjeve për tu ndaërë nga një epokë e shëmtuar e vjedhjes së votës", u shpreh ai.
Mbështetje Presidentit
Ndërsa Rama foli në Durrës, socialistët e tjera e kanë mbështetur dje kreun e tyre me deklarata që nga Tirana. Partia Socialiste është deklaruar sërish dje në mbështetje të dialogut në tryezën e Presidentit për ti dhënë një zgjidhje krizës së rëndë politike. "Kriza mund të arrihet vetëm përmes transparencës së plotë të zgjedhjeve çka thuhet shprehimisht edhe në rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës", u shpreh deputeti Blendi Klosi. Sipas tij, hapja e kutive të votimit është një element i domosdoshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën e këtyre zgjedhjeve dhe si e tillë, ajo përbën një kërkesë të panegociueshme të Partisë Socialiste. "Fatkeqësisht dje (dy ditë më parë), Sali Berisha, njeriu që është shkaktari kryesor i situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi, na provoi me po të njëjtën gjuhë të politikës së vjetër se atij i mungon vullneti për zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer Shqipërinë, e cila po paralizon jetën institucionale, po rrënon ekonominë dhe shtetin e së drejtës", konstatoi Klosi. Duke shtuar se "Partia Socialiste është e gatshme të dialogojë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcën e pushtetit".

Ky lajm është publikuar: 06/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›