Vrasja, ekzekutohet në kalçeto ish-atleti i Dinamos
Autori i Lajmit: Redaksia
Vrasje me armë zjarri në Kamzë. Një 56-vjeçar është ekzekutuar me një pistolete rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme. Viktima është identifikuar si Hasan Rakipi. Ai është ish-atlet i klubit “Dinamo”. Ish-atleti 56-vjeçar mësohet se merrej akoma me këtë sport, madje pak kohë më parë kishte organizuar edhe një maratonë. Shkaqet kanë mbetur të paqarta për policinë deri vonë, ndërsa mësohet se janë shoqëruar disa persona gjatë gjithë mbrëmjes me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Pas ngjarjes së rëndë, shkaqet e së cilës mbeten ende të pazbuluara, ka mbërritur në vendngjarje edhe policia e Tiranës. Nuk dihet ende se kush qëlloi mbi 56-vjeçarin dhe arsyet e vrasjes së tij. Pas ngjarjes së rëndë, shkaqet e së cilës mbeten ende të pazbuluara, ka mbërritur në vendngjarje edhe policia e Tiranës. Menjëherë janë marrë në pyetje personat që ndodheshin aty pranë, ndërsa policia pritet të thërrasë edhe familjarët për të dëshmuar në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur ish-atleti Rakipi. Policia mësohet se, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin duke ngritur postblloqe në të gjithë zonën për kapjen e tij.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2010