Ndotja, analizat në Porto Romano, banorët tri muaj pa përgjigje

05/05/2005 Mjekët s’besojnë në përgjigjet e analizave, ironizojnë raportin sipërfaqësor
DURRES - Banorët e Porto Romanos, në Durrës, të vendosur në zonën e ndotur me mbetje të helmeve të rrezikshme, kanë tri muaj që presin mbërritjen e përgjigjeve të analizave. Në kohën kur një grup i posaçëm ka kryer marrjen e gjakut, për qëllime analize, banorëve u është thënë se brenda muajit shkurt gjithçka do të bëhet publike.
Përgjigjja e vonuar
Personat, të cilët kanë pranuar të jenë objekt i analizave, janë shprehur se janë interesuar disa herë në qendrën e shërbimit shëndetësor në Porto Romano, porse bluzat e bardha u kanë bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë nuk u është bërë e ditur
asgjë rreth rezultateve, gjë që ka shkaktuar jo pak shqetësim ndër banorë.
I vetmi deklarim publik i bërë pak kohë më parë, ka qenë ai i ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Et’hem Ruka, ministri e cila ka ndërmarrë edhe nismën për të organizuar debistimin, duke pranuar se kimikatet në Porto Romano kanë ndikim të dukshëm negativ në jetën e banorëve, që kanë populluar zonën.
Ndërkohë, burime nga bluzat e bardha të Durrësit, që nuk pranojnë të identifikohen, kanë pohuar se rezultatet nuk do të bëhen asnjëherë publike dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhë, çdo raport rreth përfundimit të analizave do të jetë sipërfaqësor.
“Nëse ne pranuam të japim gjak, për të mësuar ndikimin ose jo të mbetjeve kimike në trupin dhe shëndetin tonë, shteti detyrohet të na publikojë rezultatet”, kanë thënë banorët.
Analizat dhe ekzaminimet
Në muajin janar të këtij viti, në kuadër të studimit të shkallës së ndikimit në jetën e banorëve të kimikateve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë kanë marrë kampion gjaku te rreth 200 banorë. Në këtë fazë të parë, e cila do të vijonte me analizat e ujit të puseve si dhe me EZHE-në e
trurit, janë zgjedhur banorë të moshave të ndryshme, kryesisht qytetarë, të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore. Ekzaminimi i këtij lloji ka qenë i pari i ndërmarrë ndër banorët që kanë populluar zonën pas viteve ‘90, zonë ku gjenden të depozituar në sipërfaqe rreth 700 tonë mbetje kimike të ish-uzinës.
Specialistët kanë konstatuar se në një sipërfaqe të gjerë të ndotur nga kimikate të rrezikshme ka ndodhur kontamimi i rëndë i tokës e ujit me lindan dhe kripra kimikate. Niveli i ndotjes në tokë është deklaruar se është 670 mijë mg/kg dhe’, kurse në ajër 9700 mg/m3.
Po ashtu, mësohet se mostra e ujit të puseve përmban 4.4 mg/l klor benzin, shifër kjo mijëra herë më tepër se niveli i pranuar. Po ashtu edhe nga mostrat e qumështit të lopës rezulton përqindje disa herë më e lartë e përmbajtjes së izomerit beta-HCH.
Sipas banorëve, analizat duhet të publikoheshin dy javë më pas, në fillim të muajit shkurt, por të pyeturit janë shprehur se edhe tani pas tre muajve nuk dinë nëse analizat kanë rezultuar negative apo pozitive.
Shqetësimet shëndetësore
Banorët, e vendosur në Porto Romano dhe që janë pranë zonës së infektuar e të ndotur, kanë paraqitur probleme serioze shëndetësore. Shqetësimet kanë qenë kryesisht në infeksionin e lëkurës, djegie të rrugëve të të nuhaturit e të frymëmarrjes, lotim të syve, ulje e rezistencës, prekje e lehtë nga gripi, por edhe probleme pneumonare dhe ato të sistemit nervor. Sipas tyre, janë të shumtë banorët që kanë shfaqur ankesa për dhembje koke, marrje mendsh, kollë e fortë, të vjellta, deri edhe hemorragji nga hundët e goja etj.
Zona është e ngarkuar me lindan dhe krom 6-valent që, sipas mjekëve, shkaktojnë sëmundje të rrezikshme dhe me pasoja në trashëgimi. Pikërisht kjo e fundit ka ngjallur shumë pasiguri te banorët, pasi ata i tremben kërcënimit të moshave të reja nga sëmundja.
Megjithëse zyrtarisht nuk është deklaruar asgjë për pasojat, mësohet se helmet e depozituara në Porto Romano kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek embrionet në barkun e nënave dhe se pasojat do të ndihen pas disa viteve.
Historia e analizave pa përgjigje
UNEP dha alarmin e ndotjes së Porto Romanos
DURRËS - Programi për Mjedisin i Kombeve të Bashkuara (UNEP), në një raport të publikuar, e ka klasifikuar zonën në Porto Romano si ndër vatrat më të nxehta, që ka vënë në rrezik jetën e banorëve. Sipas raportit të UNEP, zona, që tashmë është e banuar nga afro 20 mijë qytetarë, është e një niveli të lartë ndotjeje prej kimikateve të rrezikshme dhe mbeturinave të depozituara nga ish-ndërmarrja kimike.
Për këtë arsye, Ministria e Mjedisit, përmes specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ka nisur në janar fazën e parë të analizave, kryesisht te banorët për të vazhduar më pas me analizat e ujit të puseve, qumështit të lopës si dhe qumështit të nënave. Janë shumë familje në Porto Romano që përdorin për të pirë ujin e puseve, dhe kjo ka rritur ndjeshëm frikën e infeksioneve dhe sëmundshmërisë, pasi në asnjë rast banorët nuk kanë bërë analizat e ujit.
Në fazën e parë ka nisur ekzaminimi i banorëve, që jetojnë prej 10 viteve në Porto Romano, një pjesë e të cilëve në zonën, e cila
është konsideruar në nivelin e lartë të rrezikshmërisë nga infeksionet. Janë 100 fëmijë dhe po aq burra, të cilët u janë nënshtruar analizave të gjakut, prova funksionale të mushkërive dhe ECO. Ndërkohë, mësohet se së shpejti, një pjesë e banorëve do t’u nënshtrohen edhe EZHE-së së trurit, gjë që do të mund të pasqyrojë nëse helmet e ndërmarrjes kimike në Porto Romano kanë ndikuar apo jo në sistemin nervor.