Shkarja e dheut shkatërron rrugën
Shkarja e dherave ka shkatërruar plotësisht rrugën e një fshati në Rrethin e Beratit. Për pasojë, një mijë banorë të tij janë totalisht të izoluar. Rruga kryesore dhe e vetmja e fshatit Kapinovë të Komunës Vërtop është shkatërruar ditët e fundit si pasojë e shkarjes së dherave nga reshjet e shiut që vazhdojnë të bien me intensitet të lartë. Kryetari i Komunës Vërtop, Flamur Balliu, ka pohuar dje se gjendja në shumë fshatra të kësaj komune është shumë e vështirë, pasi shumë rrugë që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin janë shkatërruar, por më e vështirë situata sipas tij paraqitet në fshatin Kapinovë. “Një mijë banorë të këtij fshati janë izoluar krejtësisht”, tha ai. Shembja e rrugës ka marrë me vete dhe shtyllat e energjisë elektrike, çka ka bërë që komuna të marrë masat e menjëhershme, duke vendosur shtylla të përkohshme prej druri, për mos i lënë në errësirë banorët.
#