E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fryhet Drini, 10 banesa në rrezik përmbytjeje

 
Shkodër-Mungesa e kanalizimeve ka shkaktuar përmbytjen e rreth 25 ha tokë bujqësore në fshatin Paçram të komunës Hajmel në Shkodër. Banorët e këtij fshati shprehin shqetësimin e tyre për dëmet e shumta që iu sjell përmbytja nga lumi Drin i tokave të tyre, sidomos kur ka reshje. Rritja e nivelit të Drinit dhe mungesa e kanalizimeve në zonëne Paçramit, bën që toka të qëndrojë nën ujë për ditë të tëra, madje dhe muaj duke u bërë e papërdorshme. Përveç kësaj, sipas banorëve, në rrezik janë dhe 10 shtëpi të cilat janë të ndërtuara pranë lumit. Në rast se reshjet vazhdojnë për disa ditë, këto shtëpi përmbyten. Deri tani, sipas banorëve ka pasur vetëm dëme të ushqimeve të bagëtive. Por kjo sipas tyre ka ardhur pasi reshjet nuk kanë vazhduar gjatë dhe po të ndodhë kjo atëherë dëmet do jenë më të mëdha. Ata kërkojnë që shteti të japë fonde për kanalizimin e kësaj pjese, që rrezikon përmbytjen dhe të banesave, ndërsa shtojnë se në komunën e Hajmelit u thonë se nuk e kanë të mundur ta realizojnë këtë me fonde të komunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›