Vlorë, vdes 17-vjeçari i goditur pas koke
VLORË- Djali 17- vjecar i goditur me mjete të forta tre ditë më parë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në ambientet e spitalit të Vlorës. Dëmtimi në kafkë ka qenë i pariparueshëm për jetën e 17- vjeçarit Arbër Hamzai. Edhe pse gjatë tre ditëve, ai është mbajtur nën terapi intensive, ai nuk e ka kaluar dot rrezikun për jetën. Shkak ka qenë dëmtimi në pjesën e pasme të kokës dhe hemorragjia e brendshme. Adoleshenti është goditur rëndë tre ditë më parë pranë shkollës "Rilindja". Ai është qëlluar me mjete të forta dy herë në pjesën e kokës, goditje e cila i kamarrë dhe jetën. Policia ende nuk ka një version të saktë për motivin, por dyshimet kryesore janë për motive banale, çka ka rezultuar nga hetimet.