Fryhet Drini, kërcënon Shkodrën

02/03/2005 Hapen portat e Vaut të Dejës
SHKODËR - Rreziku i përmbytjeve rikthen frikën te banorët e zonave që shtrihen buzë lumit Drin, për shkak të fryrjes së tij gjatë ditëve të fundit. Më të rrezikuar ndjehen banorët e Bahçallëkut dhe ato të Harkut të Bërdicës, rreth 4 km larg Shkodrës, ku lumi Drin kalon fare pranë shtëpive të tyre. Hapja prej tre ditësh e njërës nga portat e shkarkimit në hidrocentralin e Vau të Dejës ka bërë që sasia e ujit që del nga ky hidrocentral të variojë nga 600 në 800 m3/s ujë, duke shkaktuar çdo ditë dhe më shumë dëme në toka dhe shtëpi. Megjithëse këto shkarkime nuk janë shumë të mëdha po të krahasohen me periudhën e përmbytjeve të para disa muajsh, vërshimi i ujit të Drinit ka dëmtuar ndjeshëm, përveç tokës bujqësore e shtëpive, dhe argjinaturat mbrojtëse ngjitur me shtratin e lumit Drin. Kjo po e çon situatën në lagjen Bahçallëk, drejt pikës kritike dhe po e bën çdo ditë e më të vështirë ndërhyrjen. Drini i fryrë nga shkarkimet e hidrocentralit, të cilat po rrisin në mënyrë artificiale forcën gërryese të tij, përpin çdo ditë metra të tërë dhe, duke iu afruar me shpejtësi shtëpive. Banorët e alarmuar nga kërcënimi i Drinit kanë bërë disa herë prezent shqetësimin e tyre, por askush nuk ka marrë mundimin të shkojë të shohë situatën atje, dhe aq më tepër t’i japë zgjidhje. Argjinaturat e Drinit janë shkatërruar nga përmbytjet e njëpasjnëshme dhe askush nuk vuri më dorë në to, ndërkohë që duket se edhe 260 milionë lekët e akorduara nga qeveria shqiptare, në nëntor të 2002, për forcimin e argjinaturave mbrojtëse përgjatë lumit Drin, duke filluar nga Vau Dejësit deri në fshatin Dajç, kanë shkuar dëm.