E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tri vitet e fundit bie numri i azilkërkuesve

02/03/2005  Numri i azilkërkuesve, që vijnë në vendet e industrializuara, ka rënë shumë gjatë tri viteve të fundit, duke arritur kështu nivelin më të ulët në 16 vitet e fundit. Kjo sipas të dhënave të nxjerra nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara dje. Numri total i azilkërkuesve të ardhur në 38 vendet e industrializuara vitin e kaluar ishte më i ulëti që nga viti 1988, dhe kap shifrën 368000. Në gjashtë vendet jo evropiane të futura në listë, numri i kombinuar në total ka qenë më i ulëti që nga 1986. Numri i të ardhurve në Evropë është ulur gjithashtu në nivelet e viteve të fundit të '80-ës, megjithëse ishin më të larta se disa vite të '90-ës. Numri i kërkesave për azil në vendet e industrializuara ka rënë në 22 për qind në 2004, duke përkuar kështu me një rënie të vakët vitin e kaluar. Në BE, numri ra 19 për qind, në Amerikën e Veriut 26 për qind dhe në Australi dhe Zealandën e Re 28 për qind. Në shumicën e vendeve të azilit të marra në veçanti, totali në 2004 ishte më i ulëti në disa vite. Në Gjermani, për shembull, numri është më i ulëti që nga 1984; në SHBA dhe Zvicër, më i ulëti që nga 1987; dhe në Holandë, më i ulëti që nga 1988. Dhe numri i azilkërkuesve të ardhur në Angli i është kthyer shifrave të fillimit dhe mesit të viteve '90, mbas shifrës prej 61 për qind në dy vjet. Vendi që ka pritur më shumë refugjatë në 2004 ishte Franca, me një shumë gati 61600 azilkërkues. Shtetet e Bashkuara, i cili ishte i renditur i pari vitin e kaluar, rendit i dyti me 52400. Anglia u rendit e treta me 40200, dhe Gjermania – vendi në krye të listës për 13 vite në 20 vitet e fundit – ishte në vend të katërt me 35600. Kanadaja është e pesta me 25500. Një pamje tjetër na shfaqet kur numri i azilkërkuesve shihet në krahasim me madhësinë e vendit ku strehohen (e matur me madhësinë e popullsisë në total). Duke përdorur një formulë për frymë për 5 vjetët e fundit, UNHCR reshton Qipron, Austrinë, Suedin, Luksemburgun dhe Irlandën si vendet e para të pritjes në 25 vendet anëtare të BE, me një Angli, Francë dhe Gjermani që vijnë në mes të tabelës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›