Fshati bie në qetësi, por lufta tjetër është gati
Situata
Në Hamallaj, një ditë pas përleshjeve mes banorëve dhe policisë, situata ka qenë e qetë. Banorë të ndryshëm të kontaktuar nga gazeta shprehen se janë të bindur që do ta mbrojnë pronën dhe djersën e tyre, ndërkohë që dhe forcat e Policisë së Shtetit dhe Inspektorati Ndërtimor shprehen të bindur për vijimësinë e operacionit. Forca e shtetit ligjor mendohet se do demonstrohet në fillim të javës së ardhshme, përkundrejt banorëve dhe pronarëve rebelë të ndërtimeve të paligjshme. Dita e hënë mund të regjistrojë ndërhyrjen e radhës në zonën problematike që me pamjet e transmetuara nga “Top Media” solli një pjesë të harruar të historisë së 13 viteve të shkuara, pavarësisht përmasave.
#