Ritme të larta në kalatat e portit
Puna
Përpunimi i anijeve në kalata ka vijuar normalisht në këtë fillim jave. Të martën kanë qenë në përpunim katër anije, kryesisht me çimento rifuxho dhe makineri e grurë. “N Cement X” dhe “Kneo” po përpunojnë mbi 12 mijë e 600 tonë çimento rifuxho. Ndër vite ky është malli që ka sunduar listën e importeve shqiptare. Në kalata ka dhe dy anije shqiptare që janë bosh, ndërkohë që në radën e Portit Detar të Durrësit ndodhen 3 anije me mallra të ndryshëm gati për të hyrë në kalata për përpunim. Burimet portuale bëjnë të ditur se në radë ndodhet anija “Naftobulk III” me 5802 tonë çimento dhe paleta, anija shqiptare “Frojdi II” me 1450 tonë qymyr dhe anija “Reenvi” me flamur shqiptar që ka një ngarkesë prej 1397 tonësh me mallra të ndryshëm.
#