E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëtorët e naftës, protesta për largimin nga puna

Vllahinë

Protesta e punëtorëve të naftës në Vllahinë ka vijuar dje në ditën e pestë të saj. Rreth 126 punëtorë të Ndërmarrjes së Naftës në Gorisht kanë protestuar sërish përpara portës së drejtorisë së Ndërmarrjes së Naftës në Vllahinë. Për të mbështetur punëtorët e pushuar nga puna, dy deputetët e Vlorës së Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, si dhe Eltar Deda, kanë mbështetur punëtorët. Deputetët kanë sqaruar se Partia Socialiste është pjesë e protestës dhe e përkrah këtë problem jetik. “Ne si deputetë do ta çojmë në Parlament dhe do t’i japim zgjidhje. Ne nuk do ta lëmë me kaq, zgjedhjet janë para dhe drejtues të Partisë Demokratike synojnë t’ju heqin të gjithë ju që jenë pjesë e PS-së, për të shmangur sa më shumë votues të majtë”, sqaruan deputetët. Ndërsa punëtorët e naftës janë shprehur se protesta do të vazhdojë, pasi të gjithë janë punëtorë të vjetër dhe i plotësojnë kriteret që ka vendosur qeveria. Sipas drejtuesve të ndërmarrjes, pas largimit nga puna të punonjësve nuk ka asnjë arsye politike, përveç se për shkak të reformës së planifikuar.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›