Nën efektin e drogës, 21-vjeçari masakron nënën dhe e hedh në kanal

28/03/2005
Prangoset agresori, e dëmtuara dërgohet në Spitalin Ushtarak
LUSHNJE - Pas një grindjeje të ashpër me nënën e tij, një 21-vjeçar, që sipas policisë rezulton përdorues droge, e godet atë me gurë në kokë dhe e hedh në një kanal jo shumë larg banesës. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13.30 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të qytetit Lushnje, ku për autor është Agron Dhosi, 21-vjeç dhe viktima nëna e tij, Kristina Bilbili, 47-vjeçe. Banorët, dëshmitarë të krimit, nxitojnë të nxjerrin të dëmtuarën në kokë dhe e dërgojnë menjëherë në spitalin e Lushnjes. Prej aty ekipi mjekësor vendos transportimin e gruas në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku sipas bluzave të bardha, ajo ndodhet ende në gjendje koma.
Forcat e policisë së qytetit, mundësojnë arrestimin e autorit vetëm një orë pas kryerjes së krimit, në momentin kur ai po ndërronte rrobat e gjakosura.
Ngjarja
“Nuk mbaj mend asgjë”, tha para prokurorit mbrëmë, Agron Dhosi, i riu që goditi nënë e tij, tashmë në koma.
Sipas shefit të komisariatit në Lushnje, Arben Skëndo, i riu Dhosi është një përdorues droge dhe prej kohësh ka shfaqur shenja psiqike. Nuk janë ende të qartë për motivin e konfliktit nënë e bir, por zyrtarët e policisë besojnë se gjithçka ka ndodhur nën efektin e drogës tek i riu, i cili duket se dhe herë të tjera ka shfaqur pakënaqësi rreth jetës private të Kristinës, nënës së tij. Megjithatë, informacioni mbi motivin e ngjarjes mbahet i rezervuar. Banorët e lagjes kanë treguar në polici momentin kur Agroni godiste të ëmën e tij në rrugë, me çfarë ka gjetur, copa druri, gurë, etj., ai qëllonte mbi kokën e gruas e cila nuk ka mundur ti shpëtojë nga duart. Me humbjen e ndjenjave, autori merr trupin e viktimës me kokë të çarë, dhe e hedh atë në kanalin pranë lagjes.
Arrestimi
Dëshmitarët të terrorizuar nga ngjarja, kanë njoftuar forcat e policisë, por nuk kanë mundur ti afrohen për ndihmë, gruas që po e vriste i biri. Ky i fundit, vetëm pas pak minutash është larguar me shpejtësi në drejtim të kundër me vendin e ngjarjes, në tentativë për tu fshehur.
Forcat e policisë organizuan një operacion me shpejtësi dhe në çastin kur autori po ndërronte rrobat e tij të gjakosura, i vendosin prangat.
Pas pak orësh, prokurori i gatshëm nisi pyetjet me të riun vrasës, i cili momentin e parë është paraqitur si i sëmurë mendor dhe i pavetëdijshëm për atë ç’ka kishte ndodhur.
Policia nuk ka mundur të marrë asnjë informacion nga e dëmtuara e cila vetëm pak minuta pasi u dërgua në spital, ra në gjendje koma. Për policinë vendore, hetimet mbi gjetjen e motivit të krimit do të vazhdojnë, ndërsa shpresohet në përmirësimin e të goditurës me gurë në kokë.
Të dhënat
40 000 përdorues
droge
30 000 përdorues
të rregullt
15 000 përdorues
në Tiranë
7 000 përdorues intravenoze