Në timon 14-vjeçari, përmbyset “Ifa”,

28/03/2005 Vdes 21-vjeçari, palgoset drejtuesi
SHKODËR – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme pranë fshatit Rrencë të rrethit të Shkodrës, rreth 2.5 km larg qytetit. Një kamion i tonazhit të rëndë, tip “Ifa”, në kabinë të të cilit ndodheshin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në bordurat anësore të saj. Më pas është përmbysur. Për pasojë ka vdekur njëri prej personave që ndodheshin në kabinë, ndërsa është plagour drejtuesi, i cili ishte një djalë, jo më shumë se 14-vjeç.
Ngjarja
Përplasja ka ndodhur rreth orës 12.30 dhe ka qenë fatale për të riun 21-vjeçar, Pjetër Shytani, i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të rënda të marra nga përmbysja e makinës. Ndërsa i riu tjetër, adoleshenti 14-vjeçar, Julian Durgaj, i cili drejtonte kamionin, ka pësuar dëmtime të rënda, por jo vdekjeprurëse.
Menjëherë pas nxjerrjes nga rrënojat e kamionit, forcat e policisë që kanë shkuar në vendngjarje, kanë mundësuar dërgimin e të rinjve në spital. Por, ndërsa 14-vjeçari e ka kaluar rrezikun për jetën, 21-vjeçari kishte ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit.
Policia
Burimet nga policia bënë të ditur se, dy të rinjtë ishin banues të së njëjtës lagje të qytetit të Shkodrës, lagja “Arra e Madhe” dhe se automjeti kamion tip “Ifa”, me targa MA 0290 B, në drejtim të të cilit kishte qënë i riu 14-vjeçar, i përkiste babait të tij.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se adoleshenti e kishte marrë makinën e të atit pa i marrë leje, thjesht për të bërë një xhiro. Në momentin e paspërmbysjes, kamioni është parë rastësisht nga një banor i fshati që po kalonte aty pranë dhe menjëherë ka shpejtuar dhe ka kërkuar një prerës fleksibël, për të bërë të mundur nxjerrjen e dy të aksidentuarve.
Ndërkohë, mësohet se rezultati paraprak i hetimeve të policisë, ka nxjerrë si shkak të aksidentit humbjen e kontrollit të drejtuesit të automjetit, por përsëri po vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse shkaku mund të jetë edhe ndonjë defekt i makinës.