E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshehja e pasurisë ILDKP gjobit 5 ish-deputetë dhe 6 zyrtarë

Autori i Lajmit: Redaksia
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë gjobit 11 zyrtarë të lartë mes të cilëve dhe pesë ish-deputetë për shkak të parregullsive në deklarimin e pasurisë. Zyrtarët e tjerë janë pjesë e administratës shtetërore në Tiranë. Sipas burimeve nga ILDKP mësohet se zyrtarët në fjalë mes të cilëve edhe punonjës të tatimeve nuk kanë depozituar deklaratat periodike të pasurisë edhe pse afati ligjor ka kaluar. Inspektorati tha se deputetët dhe zyrtarët tjerë të ndëshkuar ishin lajmëruar për të gjithë rregullat që duheshin zbatuar përfshi edhe afatin e dorëzimit të formularëve të plotësuar me pasuritë e shtuara apo të hequra nga zotërimi. Hallkat që ndjek ILDKP pas konstatimit të parregullsive në deklarimin e pasurive janë fillimisht njoftomi, më pas gjoba për të shkuar te faza e tretë që është kallëzimi penal.

Vendimi

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vendos masën administrative të dënimit me “gjobë” për 11 subjekte, të cilët nuk kanë përmbushur detyrim për deklarim të interesave private”, - thuhet në njoftimin e djeshëm të ILDKP-së. Sipas këtij Inspektorati pas rekomandimeve të kryera në Regjistrin Themeltar të Subjekteve Deklarues, si edhe pas komunikimit shkresor me institucionet ku ushtrojnë ose kanë ushtruar funksionet e tyre këta zyrtarë, si dhe me vete subjektet, ILDKP ka evidentuar disa raste të mosrespektimit të afateve ligjore për subjekte, të cilët kanë mbartur funksione të ndryshme, si ish-deputetë, drejtor drejtorie, punonjës të administratës doganore, tatimore dhe të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. “Mosrespektimi i afateve për deklarim të interesave private bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 9367, dt.7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe parashikohet si kundërvajtje administrative nga neni 44/1 gërma “c”, sipas të cilit:“Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lek디, - thuhet në vendimin e ILDKP-së. Masa administrative e vendosur ndaj subjekteve nuk i përjashton nga detyrimi për deklarim të interesave private, pasi, refuzimi për deklarimin në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, edhe pas marrjes së kësaj mase administrative përbën “kundërvajtje penale dhe dënohet sipas dispozitave te Kodit Penal”.

Lista e të gjobiturve

1. Rexhep Uka, ish-deputet
2. Durim Lamaj, ish-deputet
3. Hajrulla Paturri, ish-deputet
4. Pashko Ujka, ish-deputet
5. Diana Çuli, ish-deputete
6. Ornela Macaj, specialiste D.P.Tatime
7. Grid Rroji drejtor, Këshilli Ministrave
8. Eva Nomani doganiere, D.P.Dogana
9. Xhuliana Hysi doganiere, D.P.Dogana
10. Sadik Bica, regjistrues, ZQRPP
11. Maliq Xhebra, drejtor, Ministria Mbrojtjes

Ky lajm është publikuar: 23/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›