E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshehu armën e krimit në vrasjen e dyfishtë, prangoset



MALËSI E MADHE – Edhe një person tjetër ka rënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi 5 ditë më parë në fshatin Bratosh, pasi dyshohet se ai ka shur armën me të cilën është kryer krimi. Burime zyrtare pranë komisariatit të Malësisë së Madhe thanë të hënën se është zbatuar urdhri i ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasin Ilir Therçaj, 27 vjeç, lindur e banues në fshatin Bratosh, pasi ky person rezultoi se ka fshehur armën me të cilën është kryer krimi, një automatik tip “Zastava”. Burimet policore kanë dyshime se Therçaj mund të jetë përfshirë në ngjarjen, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. Policia arrestoi autorin e dyshuar të vrasjes, dhe të vëllanë e tij për armëmbajtje pa leje. 27 vjeçari është personi i tretë i prangosur në lidhje me këtë vrasje.

13 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›