Ftesa e Topallit, Fini të hënën në Tiranë
Me ftesë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ditën e hënë, më 15 shtator 2008, vjen për një vizitë zyrtare në vendin tonë Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini. Në orën 10:30 të kësaj dite, z. Fini do të pritet në takim nga Kryetarja Topalli dhe më pas do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Fini do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi. Në seancën plenare të po kësaj dite, që zhvillon punimet në orën 18:00, z. Fini do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me fjalën: “Marrëdhëniet italo-shqiptare në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, - në prani edhe të trupit diplomatik, të ftuar me këtë rast.