Vdekja e Trebickës, Berisha: Rama, akuza monstruoze
“Rama, shëmtia morale e drejtuesit të opozitës”
“Do zbardhim të vërtetën e vdekjes së Trebickës”
Kryeministri Sali Berisha denoncon kreun e PS-së, Edi Rama, për akuzat monstruoze kundrejt qeverisë, fill pas lajmit të vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka. Kundrejt kësaj, Berisha siguroi dje zbardhjen e plotë të së vërtetës së vdekjes së Kosta Trebickës. Përmes zëdhënësit të tij, Berisha i bëri dje thirrje opozitës që mos të politizojë çështjen, ndërsa siguroi se hetimit do i shkohet deri në fund. Zëdhënësi i tij njoftoi se Kryeministri Berisha është i gatshëm të kërkojë dhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë për zbardhjen sa më të plotë të vdekjes së biznesmenit. Në kushte të tilla, i vetëdijshëm për cilësinë e Kostës si dëshmitar në një proces të rëndësishëm hetimor, Kryeministri Berisha ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme të angazhojë ekspertët e saj më të mirë, dhe në rast nevoje, të kontribuojë edhe me ekspertë të huaj, për të hetuar në mënyrën më të plotë, profesionale e transparente, rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje, si dhe për t’i bërë ato publike. Por Kryeministri shpreh shqetësimin e tij për sulmet e opozitës dhe politizimin që ajo po i bën kësaj çështjeje. Zëdhënësi i Berishës, Gerti Bogdani, deklaroi: “Qytetarët u përballën me histerinë primitive të njeriut që i dridhej zëri dhe trupi para kamerave, tek lëshonte akuzat monstruoze për vdekjen e Kosta Trebickës, pa pritur as edhe një rezultat të hetimit, madje pa pritur as edhe identifikimin e kufomës nga familjarët e tij”. Sipas z.Bogdani, ata panë në ekranet e mediave shëmtinë morale të drejtuesit të opozitës, të zhveshur nga gjethet e specat e politikës së re, tek brohoriste njëlloj si në mars të këtij viti: “Rroftë vdekja, poshtë qeveria!”, për arsye që në të ardhmen do të bëhen publike.
Bogdani akuzoi se “Edi Rama në media, jo që nuk gjeti një fjali për të përshëndetur seancën dëgjimore historike të Senatit të SHBA-së për Shqipërinë dhe Kroacinë, ku Senati dhe qeveria e SHBA-së dëshmuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por i nxirë si ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, apo të mitingut të protestës - ditën kur vendi merrte ftesën për anëtarësimin në NATO - ai u faktoi shqiptarëve se nuk ka asnjë interes tjetër përveç interesit të karrierës së tij të nxirë. Pavarësisht kësaj, Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i shprehu dje ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit Kosta Trebicka për humbjen e njeriut të tyre më të dashur dhe lutet së bashku me ta që shpirti i tij të prehet në paqe.