E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDR: Opozita të mos politizojë vdekjen e Trebickës



Partia Demokratike e Re u bën thirrje të gjithë politikëbërësve shqiptarë dhe më konkretisht, opozitës, që të mos e politizojë këtë ngjarje. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Tritan Shehu, përpara deklaratave të nxituara, politika duhet t'u japë kohë organeve kompetente për të zbardhur sa më parë shkaqet e vërteta të humbjes së jetës së biznesmenit të njohur, Kosta Trebicka. “Në lidhje me aksidentin në Voskopojë, unë nuk jam ekspert i krimeve. Le të presim ekspertizat, le të presim konkluzionet dhe pastaj të bëjmë gjykimet. Dhe këtu realisht them mos të bëjmë deklarime dhe të japim mendime të parakohshme sepse relalisht po punohet”, - tha z.Shehu. Nënkryetari i PDR-së shprehu bindjen se realisht janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat e shtetit shqiptar për ta zbardhur të vërtetën e asaj ngjarjeje tragjike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›