E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesa për debat televiziv, Rama: Pas hapjes së kutive do të debatoj me Berishën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në përgjigje të ftesës së Kryeministrit Berisha për një debat televiziv, u përgjigj se sfidat kanë radhë. “Zoti Berisha është sfiduar prej 10 muajsh që të hapë kutitë që mban mbyllur. Sapo të hapë kutitë, unë do të pranoj të debatoj me të ku të dojë dhe kur të dojë. Sepse vetëm hapja e kutive e çliron gjykimin e popullit me votë, ndërsa kur populli nuk është i lirë të gjykojë përmes votës, s'ka debat, por ka përballje mes tij dhe pushtetit të grabitur”, deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›