Ftesë për debat, problemet e arsimit të lartë në Shqipëri
Gazeta dhe Instituti i Sociologjisë ftojnë në debat drejtuesit e universiteteve dhe stafet pedagogjike
Albert Gjoka
Të gjithë e pranojnë se arsimi i lartë ka probleme të mprehta, qoftë për sa i përket standardeve, apo cilësisë, qoftë për sa i përket vlerës që ka diploma që japin universitetet tona. Dy javë më parë gazeta realizoi një cikël intervistash me drejtuesit e universiteteve të Durrësit, Gjirokastrës, Vlorës, Shkodrës, Korçës dhe Tiranës për situatën në prag të fillimit të vitit të ri akademik, politikat e Ministrisë së Arsimit për arsimin e lartë dhe deri tek njohja e diplomave apo dypunësimi i pedagogëve. Pas reagimeve dhe shqetësimeve që u ngritën, Albania dhe “Instituti i Sociologjisë” vendosën që të hapin debatin e parë të “Skaner Sociologjik” me problematikën e arsimit të lartë. Moderatorë të këtij forumi janë Albert Gjoka, redaktor i gazetës, dhe Nora Malaj, drejtuese e Departamentit të Arsimit në Institutin e Sociologjisë. Në këtë debat janë të ftuar të marrin pjesë drejtuesit e universiteteve shtetërore dhe private; në Tiranë dhe në rrethe, stafet pedagogjike, qarqet akademike, studentët dhe personalitete dhe drejtues të tjerë të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile që merren me arsimin e lartë. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka arsimi për kulturën dhe zhvillimin e këtij vendi, sidomos arsimi i lartë, moderatorët kanë ngritur disa çështje për diskutim: Politikat e ndjekura nga qeveria për Arsimin e Lartë; matura shtetërore, konkurrenca mes universiteteve publike dhe private, pavarësia e institucioneve të arsimit të lartë, kurrikulat, procesi i akreditimit të universiteteve, cilësia e mësimdhënies, njohja e diplomave dhe dypunësimi i pedagogëve. Debati është i hapur edhe për tema apo çështje të tjera që mund të ngrihen nga pjesëmarrësit në debat, të cilët janë të lutur të respektojnë një rregulloreje për zhvillimin e tij. Çdo person i përfshirë në forum domosdoshmërisht duhet të paraqitet me emrin dhe institucionin që përfaqëson; shkrimet nuk do të jenë më të gjata se 50 radhë (Times New Roman, gërma 12, normal); ka të drejtën e replikës jo më shumë se një herë. Organizatorët e debatit nuk do të lejojnë publikimin e opinioneve që janë thjeshtë reklamë e institucioneve arsimor shtetërore apo private. Materialet do të botohen në gazetën Albania dhe më pas në versionin on-line të gazetës (www.gazeta-albania.net) si dhe në faqen e Institutit të Sociologjisë. Që nga dita e sotme, mirëpresim opinionet tuaja për temat e shtruara në këtë debat, të cilat mund ti dërgoni në adresat e e-malit: albertgjoka@yahoo.com; dhe nora_malaj@hotmail.com.
TEMAT E PROPOZUARA PËR DEBAT
Politikat e qeverisë për Arsimin e Lartë
Matura shtetërore, sukses apo dështim
Konkurrenca mes universiteteve publike dhe private
Pavarësia e universiteteve
Programet në universitete
Procesi i akreditimit të universiteteve
Cilësia e mësimdhënies
Njohja e diplomave në Perëndim
Dypunësimi i pedagogëve
“Skaneri” forum për problemet sociale që në shqetësojnë
Gazeta Albania dhe Instituti i Sociologjisë, duke filluar që nga dita e sotme lançojnë rubrikën “Skaner Sociologjik”, i cili shtjellon problemet e mprehta sociale që shqetësojnë shoqërinë shqiptare sot. Përmes ekspertizës së anëtarëve të Institutit të Sociologjisë, do të vijnë thuajse çdo ditë mendime dhe opinione për problemet më shqetësuese të jetës së përditshme si vetëvrasjet, divorcet, krimin në familje, zhvillimet urbane, arsimi, varfëria dhe shumë çështje të tjera. Kjo rubrikë merr përsipër të shtjellojë në mënyrë profesionale edhe problemet sociale të ditës edhe sipas ngjarjeve apo zhvillimeve që ballafaqohemi. Ky forum është i hapur për të gjithë aktorët dhe faktorët që merrem me çështjet e sociologjisë në vendin tonë. Debati i parë i kushtohet arsimit të lartë. Kjo është e motivuar edhe për faktin se pas pak ditësh nis viti i ri akademik.
30 Shtator 2008