Qyteti Studenti, shtyhet afati i regjistrimit të studentëve
Regjistrimet për tu strehuar në Qytetin Studenti do të nisin në datën 7 tetor. Procesi i regjistrimit do të vijojë deri në 13 tetor, dita e fillimit të vitit të ri akademik 2008-2009. Lajmi për shtyrjen e afatit të regjistrimit bëhet i ditur nga drejtori i Qytetit Studenti (Q.S) Bujar Brovina. Shkak për shtyrjen e këtij afati nga data 2 në 7 tetor është bërë vendosja e datës 13 tetor nga Ministria e Arsimit, si dita e parë e fillimit të vitit të ri akademik 2008-2009.
Regjistrimet
Bujar Brovina, sqaron se nga data 7 tetor, do të fillojnë regjistrimet për 6700 studentë, që do të strehohen këtu. Në ditët e para të regjistrimit do t’i jepet prioritet studentëve të viteve të para, por brenda këtyre ditëve do të regjistrohen edhe studentët e viteve të dyta dhe të treta. Mjedise sa më komode dhe shërbime të reja, ofrohen këtë vit në të gjitha konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë, i cili po përgatitet që të presë rreth 2200 studentë të viteve të para dhe rreth 4500 të tjerë, që vijojnë studimet në universitet. Këtë vit, të gjithë studentët, veç atyre të viteve të para, mund të regjistrohen online në faqen elektronike të Qytetit Studenti, ku do të gjejnë të gjitha të dhënat për dhomën dhe godinën ku do të strehohen për vitin akademik. Tarifa vjetore e qëndrimit në Qytetin Studenti, është jetë 30 mijë lekë, ndërsa nuk do të ketë më shumë se tre persona në një dhomë.
Dokumentet
Dokumentacioni për të gjithë studentët për regjistrim e strehim, përfshin: një certifikatë me fotografi personale, 3 fotografi, një vërtetim nga Fakulteti ku studion, si dhe një raport mjekësor. Pagesa e qirasë së strehimit për studentët e vitit të parë, do të behet pranë bujtinave përkatëse në prani të inspektorëve të regjistrimit dhe financës të Qytetit Studenti. Ndërsa studentët e viteve të tjera, do ta kryejnë pagesën, pranë Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), në numër llogarie 403002295, ose pranë “Banca Italiana di Sviluppo” në numër llogarie 6937. Por studentët e rretheve, mund ta bëjnë këtë pagesë edhe në filialet e tjera të Postës Shqiptare, që gjenden në rrethe të ndryshme të vendit
Procedura e regjistrimit
Dokumentacioni
Dokumentacioni që nevojitet për të gjithë studentët për regjistrim dhe strehim është:
Certifikatë me fotografi personale e tre muajve të fundit (korrik-tetor 2008)
3 fotografi
Vërtetim nga Fakulteti ku ndjek studimet i firmosur dhe i vulosur
Raport mjekësor
Qiraja e strehimit për të gjithë studentët është 30 mijë lekë dhe pagesa do të kryhet kesh (me lekë në dorë)
Pagesa e qirasë
Për studentët e vitit të parë që i përkasin Qytetit Studenti pagesa e qirasë së strehimit do të bëhet pranë bujtinave përkatëse sipas degëve, ku ndodhen inspektorët regjistrues dhe arkëtarët
Për studentët e viteve 2-6 të shpallur në listë pasaportat e butinave të cilat janë afishuar studentët do ta bëjnë pagesën e qirasë së strehimit pranë:
Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) me numër llogarie 403002295 të Trajtimit të Studentëve nr.1 sh.a
Ose pranë BIS banka (Banca Italiana di Sviluppo) me numër llogarie 6937 të Trajtimit të Studentëve nr.1 sh.a
Pagesa e qirasë së strehimit mund të kryhet edhe pranë Postës shqiptare ose filialeve të saj në rrethe
30 Shtator 2008