Unë i besoj lotit të Obama-s!
Në krye të një viti të lodhshëm, të mbushur me sondazhe dhe parashikime gjithfarëshe, amerikanët votuan dhe Presidenti i ri, B. Obama, në pritje për të marrë përgjegjësitë që i takojnë në White House, tani për tani po çliron, bashkë me miliona njerëz në atdheun e vet dhe kudo në botë, emocionet e fitores.
Kishte muaj që jo vetëm amerikanët, por pjesa më përparimtare e botës, i kishin drejtuar sytë te kjo ditë. Sepse zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2008 ishin krejt të pangjashme me çka kishte ndodhur më parë. Kujtesa amerikane dhe ajo botërore kishte mbetur prej dekadash e ngulitur në fjalimin "I have a dream" - "Unë kam një ëndërr" të Martin Luther King-ut, i cilësuar si "një prej njëqind fjalimeve më të famshme të gjithë historisë së njerëzimit", mbajtur prej të parit njeri me ngjyrë në SHBA, që pati guxuar të kërkonte barazinë racore në vendin e vet, deri tek e drejta për të kryesuar shtetin vetë. Martin Luther King-u e mbajti këtë fjalim më 29 gusht 1963, në fund të "marshimit të Washington-it për punë dhe liri". Një vit më pas, "ëndrra" e tij do të vlerësohej nga Akademia Suedeze e Nobel-it si sfida e shekullit dhe për këtë do të merrte çmimin Nobel të Paqes, duke u shënjuar si "më i riu prej më të mëdhenjve" të nderuar me këtë çmim.
Më 4 prill 1968, pikërisht në vitin që tronditi botën nga themelet, pasi kishte arritur të formalizonte kandidaturën e tij për garën presidenciale dhe kishte dënuar luftën rraskapitëse amerikane në Vietnam (pikërisht në vitin kur ish-Bashkimi Sovjetik pushtonte Çekosllovakinë), u nda kësaj jete pas një atentati në Memphis. Do të duhej të kalonin plot katër dekada që të përsëritej dhe një herë historia e ëndrrës së një afro-amerikani, për të vënë në provë vlerat e demokracisë qytetare të vendit të vet. Kishte ndodhur vetëm në filmat e Hollywood-it që të vihej në provë përsëri mendësia amerikane. Kishte ndryshuar ajo apo jo?! Kur do të ishte ajo e gatshme të pranonte si një vend me demokraci të pjekur jo vetëm të drejtën për të konkurruar, por dhe të drejtën për të fituar të një afro-amerikani?
Zëvendëspresidenti historik i SHBA, Albert Arnold Gore, i njohur botërisht me emrin Al Gore, një nga nobelistët më të fundmë të njerëzimit, autor i dokumentarit "An Inconvenient Truth" - "Një e vërtetë e papërshtatshme", pati guxuar të shtronte pyetjen e pamëshirshme: Bota është në kërkim të modeleve. Dështoi një sistem politik në Lindje, por nga duhen mbajtur sytë? Vendet e Lindjes shpresojnë se Europa është një shpëtim për to. Ndërsa vetë Europa modelin e kërkon nga ne. Por a jemi ne, një model për botën?! Ku po e çojnë SHBA njerëzimin? A jemi ne të gatshëm për të marrë përgjegjësitë e liderit botëror, duke shërbyer si shembull për globin? Al Gore e qortoi shumë vendin e vet për shmangien nga përgjegjësia e një modeli: për pasigurinë e përgjithshme prej luftërave shfarosëse, për rrezikimin e planetit nga hiperindustrializimi, shkrirja e akullnajave, ngrohja globale dhe shkatërrimi i biosistemit tokësor, madje edhe për atë që po ngjet sot, për ndikimet e pashmangshme që mund të shkaktonte një krizë e re e dollarit, si ajo e vitit 1928 dhe pastaj ajo e vitit 1972. Nobelisti Al Gore, me prejardhje të hershme ballkanase, njësoj si Martin Luther King, guxoi të vinte në provë të vështirë modelin e demokracisë amerikane.
Pikërisht kjo ishte arsyeja që bota priste jo me kureshtje, por me shqetësim krejt të kuptueshëm, për të mësuar se ç‘do të ndodhte me Amerikën e re të vitit 2008. A do të ishte e aftë ajo për ta kaluar provën e pranimit të ndryshimit? Ishte fjala për një ndryshim që s‘kishte ndodhur në atë kontinent qysh prej shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë. Barack Obama hyn tanimë në histori si njeriu që ringjalli ëndrrën e pushkatuar të Martin Luther King-ut dhe që i dha përgjigje pozitive shqetësimit planetar të Al Gore: Po, Amerika tashmë është e gatshme ta jetojë ndryshimin, ta festojë ndryshimin, ta përshëndesë ndryshimin. Atë ëndërr nuk e kishin vetëm afro-amerikanët dhe latin-amerikanët. Atë ëndërr e kishte gjithë Amerika. Nuk është fjala vetëm për administratën e shtetit federal, ku kishte kohë që nuk mund të thoshte askush se kishte ndonjë ndikim ngjyra, raca apo prejardhja. "Bota e re" pranoi të hapte edhe gjuhën e vet për t‘i bërë të ndjeheshin më mirë dhe më baras, qytetarët e vet me ngjyrë. Ishte Witney Houston ajo që futi e para në ligjërimin e vendit, formën krejt agramatikale "wanna" ("Wanna dance with somebody") në vend të "want", sepse vetëm ashtu i shkonte më për mbarë këngëtares me ngjyrë, anglishtja, dhe prej atij çasti vetë anglishtja moderne "u hap" dhe ashtu e pranoi në standardin e vet, formën e parregullt. Dhe kështu një ndryshim përgatiti tjetrin, deri tek fitorja jo vetëm amerikane e Barack Obama-s, por tek fitorja e një epoke. Brezat që do të vijnë sigurisht do ta periodizojnë historinë amerikane, duke iu referuar edhe këtij ndryshimi: PARA (BEFORE) dhe PASI (AFTER)… Amerika pati një President me ngjyrë.
Ne shqiptarët kemi të drejtë posaçërisht t‘i gëzohemi kësaj fitoreje jo vetëm për shkakun e rilindjes së një ëndrre që ka ekzistuar bashkë me botën, ëndrrës për barazi, asaj ëndrre që përbën kredon e OKB-së sot, por dhe kemi të drejtë sepse, siç dihet tashmë, jo shumë kohë më parë, Presidenti i ri i SHBA, duke qenë në grupin e senatorëve para të cilëve u zhvillua seanca e ndërpyetjes (interpelancës) së ambasadorit amerikan në Shqipëri John Withers II, sikurse është shprehur vetë diplomati tashmë i akredituar në Tiranë, "ishte jashtëzakonisht i informuar për këtë vend dhe drejtoi pyetje që shprehnin jo vetëm njohje, por dhe interesim thelbësor për Shqipërinë, vendin ku do të akreditohesha". Ky interesim, që dëshmohet prej kohësh nga senatori Obama, tashmë President i vendit, ka një kuptim shumë shpresëdhënës për Shqipërinë. Vazhdimi i mbështetjes amerikane është jetik jo vetëm për shtetin shqiptar, por për shqiptarët kudo që janë.
Por besimi im në një ardhmëri të merituar të Presidentit të ri amerikan lidhet jo vetëm me ringjalljen e ëndrrës, jo vetëm me pohimin e pakundërshtueshëm të mundësisë për barazinë e të ndryshmëve, jo vetëm me interesimin e shprehur për këtë vend para se të konfirmohej si fitues, por, mbi të gjitha, sepse unë i besoj LOTI-t të tij, atij LOTI që rrëshqet qetësisht në fytyrën e tij të mbuluar nga dhimbja për gjyshen e humbur, atë lot e dhimbje që e bëjnë njerëzore gjithçka që shihet e nuk shihet brenda fjalëve, mimikës, fytyrës dhe shpirtit të tij. Ëndrra e ndërprerë, tani është në pushtet. Dhe ne sot mund të ëndërrojmë më shumë.
I have a dream today !
Let us not wallow in the valley of despair, I say to you today, my friends.
And so even though we face the difficulties of today and tomorrow, I still have a dream. It is a dream deeply rooted in the American dream.
I have a dream that one day this nation will rise up and live out the true meaning of its creed: "We hold these truths to be self-evident, that all men are created equal".
I have a dream that one day on the red hills of Georgia, the sons of former slaves and the sons of former slave owners will be able to sit down together at the table of brotherhood.
I have a dream that one day even the state of Mississippi, a state sweltering with the heat of injustice, sweltering with the heat of oppression, will be transformed into an oasis of freedom and justice.
I have a dream that my four little children will one day live in a nation where they will not be judged by the color of their skin but by the content of their character.
I have a dream today!
I have a dream that one day, down in Alabama, with its vicious racists, with its governor having his lips dripping with the words of "interposition" and "nullification" - one day right there in Alabama little black boys and black girls will be able to join hands with little white boys and white girls as sisters and brothers.
I have a dream today!
I have a dream that one day every valley shall be exalted, and every hill and mountain shall be made low, the rough places will be made plain, and the crooked places will be made straight; "and the glory of the Lord shall be revealed and all flesh shall see it together".
This is our hope, and this is the faith that I go back to the South with.
With this faith, we will be able to hew out of the mountain of despair a stone of hope. With this faith, we will be able to transform the jangling discords of our nation into a beautiful symphony of brotherhood. With this faith, we will be able to work together, to pray together, to struggle together, to go to jail together, to stand up for freedom together, knowing that we will be free one day.
And this will be the day - this will be the day when all of God‘s children will be able to sing with new meaning:
My country ‘tis of thee, sweet land of liberty, of thee I sing.
Land where my fathers died, land of the Pilgrim‘s pride,
From every mountainside, let freedom ring!
And if America is to be a great nation, this must become true.