E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fukushima vend i sigurt kryeministri Noda ben te ditur lajmin

Reaktorët berthamorë të Fukushimës në Japoni janë zyrtarisht një vend i sigurt . Qeveria vendase lajmëroi se ka vendosur përfundimisht nën kontroll reaktorët e dëmtuar të Fukushimës, të cilët nëntë muaj pas një tërmeti dhe një tsunami shkatërrimtar, janë ftohur në nivelin optimal.
Kryeministri Yoshihiko Noda bëri të ditur lajmin me anë të një fjalimi. Ftohja e reaktorëve konsiderohet si një sukses i madh për teknikët, por eliminimi i plotë i rrezikut dhe pasojave që shkaktoi rrezatimi do të kërkojë dekada për t’u përmbushur. Punëtorët e centralit bërthamor të operuar nga Kompania Eletrike e Tokios (TEPCO), kanë përdorur ujë të ftohtë për të ftohur bërthamën e lëndës reaktive.Një kufizim ndalim-hyrje vazhdon të jetë në fuqi për një perimetër rreth 20 kilometra rreth gjashtë reaktorëve në Fukushima, në Japoninë Qëndrore. Lëkundjet e 11 marsit, në atë që ishte një prej dhjetë tërmeteve më të fortë të parë në 100 vjet dëmtuan rëndë reaktorët, duke shkaktuar një alarm bërthamor. Pavarësisht stabilizimit të situatës, inxhinjerët kanë paralajmëruar se mundësia e një tërmeti të ri në të ardhmen në Fukushima do të ishte shumë i rrezikshem per vendin .
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›