E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 50 të vrarë në Egjipt

Aktivistët egjiptianë pohuan të premten se, gjatë përleshjeve në Kajro mes policisë dhe protestuesve antiqeveritarë janë plagosur shumë persona. Ndërkohë, që nga fundi i muajit nëntor raportohet të jenë vrarë të paktën 50 njerëz.

Ngjarja ndodhi kur protestuesit filluan të digjnin veturat dhe të gjuanin me gurë drejt policisë ushtarake, pjesëtarët e së cilës ruajnë selinë e qeverisë. Policia fillimisht shtiu në ajër, në përpjekje për të shpërndarë rreth 300 protestues të tubuar.

Protestuesit ishin irrituar me rrahjen që, sipas tyre, i ishte bërë aktivistit të burgosur, Aboudi Ibrahim, pasi që ishte arrestuar afër selisë së qeverisë, në qendër të Kajros.

Protestuesit qëndruan për tre javë rresht në kampet ngritura para ndërtesës së qeverisë, me qëllim të parandalimit të hyrjes së kryeministrit të ri, Kamal al-Ganzouri, në ndërtesë.

Sipas tyre, al-Ganzouri, i cili dikur shërbeu në qeverinë e ish-presidentit Hosni Mubarak, dhe që ishte pjesë e regjimit të përmbysur përmes kryengritjes popullore, nuk mund të jetë njeri i duhur për drejtimin e qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›