Dhuna seksuale ne kishen hollandeze
Dhjetra mijëra fëmijë kanë vuajtur nga abuzimi seksual në institucionet hollandeze katolike që nga viti 1945, thuhet në një raport të një komisioni të pavarur.
Në këtë raport thuhet se zyrtarët katolike dështuan të luftojnë abuzimin e përhapur në shkolla, seminare dhe jetimore.
Raporti zbuloi gjithashtu se një në pesë fëmijë i cili ishte pjesë e një institucioni ka vuajtur nga abuzimi - pavarësisht nëse ishte katolik.
"Kjo ngjarje na mbush me turp dhe pikëllim," thuhet në një deklaratë të peshkopëve '.
Komisioni, i cili filloi punën në gusht 2010, kërkoi të zbulojë se çfarë kishte ndodhur me këto viktima.
Nga 1.800 ankesa për abuzim në institucionet katolike, u identifikuan rreth 800 autorë 100 prej të cilëve janë ende gjallë.
Bert SMEETS, një prej viktimave të abuzimit të cilët morën pjesë në prezantimin e raportit, tha se nuk është thënë gjithë çka ka ndodhur në atë kohë.
"Ajo që po ndodhte ishte abuzim seksual, dhunë, terror shpirtëror, dhe duhej hetuar," tha z. SMEETS për agjensinë e lajmeve Associated Press. "Është e paqartë. Të gjitha llojet e gjërave mund të kenë ndodhur por askush nuk e di saktësisht se çfarë dhe nga kush. Në këtë mënyrë, ata i shmangen përgjegjësisë.", tha Smits.
Komisioni zhvilloi një anketë në shkallë më të gjerë, tek më shumë se 34.000 njerëz, për të fituar një pamje më të plotë të shkallës dhe natyrës së abuzimit ndaj të miturve hollandezë.
Agjencia e lajmeve AFP njofton se Komisioni ka evidentuar se "Problemi i abuzimit seksual ishte dhënë nën urdhërat e dioqezës së Kishës katolike holandeze, por që më pas nuk është ndërmarrë asnjë veprim."
Tabutë për diskutimin rreth seksualitetit në shoqëri rreth viteve ‘60 dhe hermetike të Kishës Katolike në strukturën administrative ishin disa nga arsyet e dështimit për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive këtyre rasteve, tha komisioni.
Në raportin e komisionit thuhet gjithashtu se abuzimi seksual i të miturve është i përhapur në shoqërinë holandeze.