E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministria:Presidenti zgjidhet sipas Kushtetutës

TIRANE- Zyra e shtypit pranë Këshillit të Ministrave përgënjeshtron lajmin e publikuar sot në dy të përditshme shqiptare sipas të cilave kryeministri në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shprehur se do t’i ofrojë opozitës postin e Presidentit të Republikës.

“Kryeministri Berisha nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. Kjo deklaratë është kryekëput trillim i këtyre mediave që thjesht shënon një rekord dizinformimi mediatik. Kryeministri ka qenë dhe është i palëkundur në qëndrimin e tij për respektimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës do të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit”.- thuhet në deklaratën e zëdhënëses së publikuar sot në faqen zyrtarë të Këshillit të Ministrave.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›