“Hesht” Komisioni i Ligjeve
30/09/2009 Mungesa e kryetarit Rusmali shtyn shqyrtimin e projekteve
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka shtyrë për javën e ardhshme shqyrtimin e disa ligjeve me interes të veçantë në fushën e legjislacionit shqiptar për shkak të mungesës së kryetarit të këtij komisioni, Ilir Rusmali. Në rendin e ditës së këtij komisioni për ditën e djeshme ishte parashikuar projektligji “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”. Projekti i paraqitur në qershor të këtij viti nga Këshilli i Ministrave në Kuvend rregullon masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme, mënyrën dhe procedurën e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Po ashtu ky projekt rregullon organizimin, funksionimin, kompetencat dhe marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara për propozimin, vlerësimin miratimin dhe zbatimin e programit të mbrojtjes. Dispozitat e këtij ligji janë të zbatueshme në kuadër të procedimeve penale për krime të kryera me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim jo më pak se 4 vjet në minimum. Rrezikshmëria e këtyre krimeve dhe e autorëve të tyre duhet të jetë e tillë që të justifikojë kryerjen e shpenzimeve të nevojshme për mbrojtjen e një ose të disa personave.
Relatori Strazimiri
Relator për këtë projekt nga mazhoranca është caktuar deputeti i Partisë Demokratike Genti Strazimiri. Ky i fundit pritet t’i bëjë një relatim korrekt ligjit, duke pasur parasysh se është njohës i mirë i kësaj fushe, pasi në mandatin e parë qeverisës të kësaj mazhorance ai ka mbajtur postin zëvendësministrit në Ministrinë e Brendshme.
Ligji për përgjimet
Komisioni i Ligjeve nuk u mblodh as ditën e hënë për të njëjtën arsye, ditë në të cilën ishte parashikuar shqyrtimi i disa shtesave në ligjin “Për përgjimet telekomunikative”. Projekti parashikon që edhe Ministria e Financave të ketë të drejtën e përgjimit, ashtu si SHISH-i apo shërbimet e tjera informative të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes.