Kemi vullnetin për të vijuar bashkëpunimin me OSBE-në
30/09/2009 Ministri i Jashtëm Ilir Meta takon kreun e OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta i ka përcjellë kreut të presidencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorit Robert Bosch, gatishmërinë e plotë se të gjitha rekomandimet e OSBE–ODIHR-it do të bëhen pjesë e një plani për veprim, që do të garantojë zgjedhje të standardeve më të larta, si të vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Gjatë një takimi zhvilluar ditën e djeshme Meta theksoi se qeveria shqiptare ka vullnetin e plotë për të bashkëpunuar ngushtë me OSBE–ODIHR-in. Ai garantoi se qeveria është e gatshme që të bashkëpunojë edhe me opozitën dhe me të gjithë aktorët e tjerë, në mënyrë që të gjitha rekomandimet mbi zgjedhjet të gjejnë pasqyrim në Kodin Zgjedhor. Ai bëri me dije se gjatë takimit ka falënderuar ambasadorin Bosch për kontributin që ka dhënë OSBE-ja dhe ODIHR-i për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat u vlerësuan në mënyrën më pozitive edhe nga raporti i ODIHR-it, ku natyrisht u bënë edhe shumë sugjerime për të përmirësuar më tej standardet për zgjedhjet në të ardhmen, që zgjedhjet e ardhshme të arrijnë standardet më të larta. “E sigurova edhe një herë ambasadorin Bosch për vullnetin e qeverisë, të shprehur edhe nga kryeministri Berisha, duke bashkëpunuar ngushtë me OSBE–ODIHR-in, në mënyrë të veçantë me opozitën në Shqipëri dhe me të gjithë faktorët e tjerë, që të gjitha këto rekomandime të jenë pjesë e një plani për veprim, i cili do të garantojë që zgjedhjet e tjera të jenë të standardeve më të larta të vendeve më të zhvilluara të Europës”, - theksoi Meta. Zëvendëskryeministri Meta në deklaratën e tij për mediet pas takimit me ambasadorin Bosch çmoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të OSBE-së në zhvillimet demokratike dhe në forcimin e institucioneve të Shqipërisë. Në këtë kuadër Meta ripërsëriti gatishmërinë e qeverisë për të vazhduar bashkëpunimin me praninë e OSBE-së në përputhje me prioritetet dhe nevojat e vendit si dhe realitetin e ri ndërkombëtar të Shqipërisë, në vijim të anëtarësimit në NATO dhe aplikimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Duke u ndalur tek e ardhmja e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, shefi i diplomacisë shqiptare nënvizojë nevojën për një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët për të vlerësuar efikasitetin e veprimtarive të OSBE-së dhe për t’i fokusuar më mirë ato. “Hartimi i kësaj strategjie diktohet nga arritjet e padiskutueshme të Shqipërisë në planin ndërkombëtar dhe atë kombëtar, sidomos në drejtim të konsolidimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe kapaciteteve institucionale-administrative”, - deklaroi ministri i Jashtëm Ilir Meta.