Fullani: “Kreditë e këqija, pronat e dyshimta”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Çështjet që mbahen nga organet e drejtësisë duket se janë ndikuesi kryesor në rritjen e interesave të larta që aplikojë bankat për dhënien e kredisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi dje se paralizimi i titullit të pronësisë, tejzgjatja e konflikteve gjyqësore të pronësisë, mosekzekutimi i kolateralit, ndikojnë drejtpërsëdrejti në përqindjen që kredia hipotekore ka në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera. Sipas tij, sistemi ligjor duhet të parashikojë në mënyrë të qartë, sigurinë për të drejtat kontraktore dhe të drejtat e pronësisë, si garanci për mirëfunksionimin e sistemit financiar.
Problemet
Pasiguria që paraqesin titujt e pronësisë në vendin tonë apo dokumentet që vërtetojnë pronësinë e pasurive të paluajtshme, stepin bankat në dhënien e kredive. Duke pasur parasysh riskun e lartë që merr banka për dhënien e një kredie justifikohen dhe interesat e larta që caktojnë ato për likuidet e nxjerra nga arka. Kjo skemë do të vazhdojë të jetë e njëjtë derisa në vendin tonë të kenë garancinë e duhur tapitë, çështjet gjyqësore për pronën të mos zvarriten. Faktorët kryesorë që duket se prishin balancën mes institucioneve bankare dhe kredimarrësve janë paralizimi i titullit të pronësisë, tejzgjatja e konflikteve gjyqësore të pronësisë, mosekzekutimi i kolateralit, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në përqindjen që kredia hipotekore ka në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, sistemi ligjor duhet të parashikojë në mënyrë të qartë, sigurinë për të drejtat kontraktore dhe të drejtat e pronësisë, si garanci për mirëfunksionimin e sistemit financiar. Guvernatori Fullani shpjegoi se palët jo vetëm që duhet të jenë në dijeni të këtyre të drejtave, por duhet të kenë mundësinë që t i ushtrojnë lirisht dhe në mënyrë të plotë ato, si gjatë lidhjes së marrëveshjes ashtu edhe në rast konflikti. “Ndaj roli i pavarur i gjykatës, perceptimi i tij, efikasiteti i gjykimit dhe zbatimi i vendimit të gjykatës, janë tipare thelbësore, deformimi i të cilave ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit financiar”, - u shpreh Fullani.
Rreziqet
Disa elementë të rrezikshëm që shoqërojnë marrëdhënien bankë-klient, janë lloji i monedhës, ecuria e çmimeve të kolateralit dhe i ashtuquajturi rrezik operacional. Megjithatë, Fullani siguroi se Banka e Shqipërisë, me autoritetin e saj mbikëqyrës, e detyron sistemin bankar të krijojë fonde rezervë, për çdo një lek kredi të kërcënuar. E vetmja gjë ku Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar ndihen të pafuqishëm, deklaroi Fullani, është në rastet e mosekzekutimit të kolateralit sidomos kur bëhet fjalë për një kolateral në formën e pasurisë së paluajtshme. Dhe natyrisht këtu ai ka kërkuar mbështetjen e gjyqësorit, i cili nuk duhet t i zvarrisë çështjet mbi kontratat e huadhënieve, ose siç njihen ndryshe kreditë e këqija. Guvernatori referoi në takimin "Tregu bankar dhe sistemi ligjor", punimet e të cilat do të vazhdojnë nga data 17-21 nëntor dhe marrin pjesë gjyqtarë, juristë, bankierë si dhe përfaqësues nga FMN. Bindja se dy monologë nuk krijojnë dot dialog, jo vetëm më shtyu të studioj pas ekonomisë drejtësinë, por çdo ditë të dëgjoj dhe të shkëmbej ide me kolegë të profesioneve të ndryshme. Kënaqësia është e veçantë, kur e bëj këtë me juristë, pasi me një të tillë dialogoj më shpesh se me këdo, dhe kjo është bashkëshortja ime. Sipas tij, dialogu midis tregut bankar dhe sistemit ligjor ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për një komb, rëndësi që në zhvillimet e sotme bëhet jetike. Që vendi ynë të vazhdojë të lundrojë drejt brigjeve të sigurta të zhvillimit ekonomik, stabilitetit financiar dhe prosperitetit, besoj se i nevojiten të dyja rremat: rendi juridik dhe tregu financiar. Fullani deklaroi gjithashtu se Banka e Shqipërisë ka shtuar përpjekjet e saj në këtë drejtim, ku veçoj mbrojtjen përpara Gjykatës Kushtetuese të cilësimit të kontratave bankare dhe financiare si tituj ekzekutivë. Janë të njëjtat argumente që mbështesin ndryshimet ligjore në ekzekutimin e hipotekave dhe kolateraleve. Këto ndryshime, aktualisht po diskutohen në Kuvend dhe po priten me shumë interes nga tregu.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008