“Kundërshtimet për Kodin, normale”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Le ta kuptojnë kolegët tanë parlamentarë se mllefi nuk është alternativë, se një qëndrim nuk imponohet me zor, po me argumente, ashtu siç duhet ta kuptojnë edhe kundërshtarët tanë qeveritarë se duke bërë diversion me emrin e Partisë Socialiste, nuk bëjnë tjetër veçse tregojnë atë që dimë të gjithë, primitivizmin e tyre politik”
Partia Socialiste e konsideron si shumë normale kundërshtimin e disa partive lidhur me Kodin Zgjedhor. Kryetarja e Grupit Parlamentar të selisë rozë, Valentina Leskaj, pohoi dje se as në eksperiencat më të mira perëndimore kodi zgjedhor nuk është miratuar me konsensus të plotë. Ajo theksoi se PS, gjatë gjithë këtij procesi, do të ketë parasysh vetëm interesin e shqiptarëve. Leskaj theksoi se për PS Reforma Zgjedhore nuk është është loja politike e radhës për të siguruar karriget e radhës, po angazhimi përpara qytetarëve, të cilët meritojnë shumë më tepër se deputetët. Por Leskaj shtoi më tej edhe se janë të hapur për dialog, duke mos ndërprerë përfundimisht mundësitë e bashkëpunimit. Ajo nuk kurseu kritikat as për demokratët, duke pohuar se kundërshtarët politikë nuk duhet të bëjnë diversion me emrin e PS-së.
Deklarata
“Ne vlerësojmë se është krejt normale që për një reformë kaq të rëndësishme, e cila prek drejtpërdrejt stereotipe të krijuara dhe interesa të caktuara, të ketë kundërshti dhe mospajtime brenda spektrit të përfaqësimit politik. As në eksperiencat më të mira perëndimore nuk figurojnë raste konsensusesh me 100%, kur është fjala për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi, kjo reformë për vetë natyrën e saj specifike ngjall kudo - në çdo vend demokratik - kurdoherë që zhvillohet, kundërshti të dukshme dhe mospajtime të konsiderueshme mes partive të mëdha e të vogla”, - pohoi dje, Leskaj pas mbledhjes së Grupit parlamentar, e cila zgjati vetëm pak minuta. Leskaj theksoi se në procesin e kësaj reforme socialistët kanë mbajtur e do të mbajnë deri në fund parasysh interesin e Shqipërisë e të shqiptarëve, që vota të shkojë aty ku e jep votuesi, që çdo parti të peshohet nga zgjedhësit, jo të rritet apo zvogëlohet artificialisht siç ka ndodhur 17 vjet me radhë. Numri një i deputetëve socialistë shtoi se mes zgjedhësve e të zgjedhurve duhet të krijohen kushtet e një kontrate të qartë bazuar mbi programin, ekipin e liderin më të votuar dhe të mos ketë më as xhuvelizëm as informalizëm parlamentar në kurriz të njerëzve e të vendit. Ajo tha se zgjedhësit nga Parlamenti duan zgjidhjet e munguara për vite me radhë, jo shfaqjet e padenja të gjithë këtyre viteve. “Secila palë ka të drejtën e saj të këndvështrimit e të reagimit, të diskutimit e të propozimit, të të qenit pro apo kundër draftit të Kodit të ri Zgjedhor, po të gjithë bashkë kemi detyrimin të respektojmë ata që na kanë zgjedhur, duke ruajtur etikën e komunikimit dhe duke rritur cilësinë e kulturës parlamentare. Ne kemi argumentet tona, të tjerë kanë argumentet e tyre. Le t i ballafaqojmë qetësisht përpara qytetarëve”, - tha Leskaj. Ajo shtoi se PS ka hyrë në këtë proces për t u dhënë shqiptarëve shansin e shumëpritur të një votimi të padeformuar, të tjerë duan të nxjerrin nga ky proces kapitale politike, ndërsa të tjerë akoma duan të imponojnë dështimin e procesit. “Ne kemi qenë e do të jemi të gatshëm të dialogojmë vijimësisht me të gjithë dhe nuk kemi akuzuar e fyer askënd që ka pikëpëpamje të ndryshme nga tonat, sepse qëllimi ynë nuk është të imponojmë një qëndrim tonin në dëm të dikujt, po të formulojmë një qëndrim sa më të drejtë në interes të publikut. Le ta kuptojnë kolegët tanë parlamentarë se mllefi nuk është alternativë, se një qëndrim nuk imponohet me zor po me argumente, ashtu siç duhet ta kuptojnë edhe kundërshtarët tanë qeveritarë se duke bërë diversion me emrin e Partisë Socialiste, nuk bëjnë tjetër veçse tregojnë atë që dimë të gjithë, primitivizmin e tyre politik”, - përfundoi Leskaj.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008