Praga studentit të ekonomikut, trafikoi 108 kg marijuanë
Autori i Lajmit: red.
Plot 108 kilogramë drogë e llojit marijuanë është sekuestruar dje nga forcat e policisë kufitare në juglindje të vendit. Operacioni i ndërmarrë nga policia kufitare e antikrimit, ka çuar në pranga Klodian Bashën, student në Fakultetin Ekonomik, bënë të ditur dje burime nga Policia e Gjirokastrës, duke shtuar se dhe dy persona të tjerë janë në kërkim. Sipas të njëjtave burime, mësohet se shërbimi i Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kakavijë, gjatë kryerjes së shërbimit, duke vëzhguar me kamera termike, përballë karburanti “Eko”, në fushë, rreth një kilometër larg Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë të rrethit Gjirokastër, ka konstatuar 3 persona ku secili kishte nga një çantë të madhe shpine, të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek. Menjëherë policia kufitare është afruar në distancë, dhe u ka bërë thirrje të ndalojnë. Këta persona nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë, por kanë hedhur çantat përtokë dhe janë larguar me shpejtësi në thellësi të tokës shqiptare, duke përfituar nga errësira dhe nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar një pjesë të luginës. Njësiti ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të Stacionit të Policisë Kakavijë, dhe të Policisë së Gjirokastrës, të cilat kanë bërë rrethimin e vendit nga u larguan këta persona, ku në vendin e quajtur fabrika e “Gjirofarmës”, bënë të mundur kapjen e njërit prej tyre, Klodian Basha. Më pas Basha është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, ku pas një punë të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, duke përdorur metodat më speciale të hetimit, është bërë dokumentimi i kësaj vepre penale dhe arrestimi në flagrancë i Klodian Bashës, 24 vjeç, nga Qesarati të rrethit Tepelenë, student në vitin e tretë, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar 3 çanta shpine të mëdha me ngjyrë të zezë, të hedhura në një kanal në mes të fushës. Në secilën çantë kishte nga 3 pako në formë katrore të mbështjella me letër natriban të tejdukshme, me peshë 12 kilogramë secila, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë. Gjithsej janë evidentuar dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 108 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për akuzën e “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008