Qindra qytetarë në mbështetje të grevistëve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ka socialistë që thonë se ky është interesi i socialistëve, pra interesi i tyre është pushteti i Berishës, interesi i tyre qenka keqpërdorimi i pushtetit në mënyrë të përhershme, këta nuk janë socialistë”,- tha Brokaj.
Mijëra njerëz iu përgjigjën dje pasdite thirrjes së partive të përfshira në grevën kundër Kodit të ri Zgjedhor. Ata u mblodhën në sheshin “Xhorxh Bush”, para selisë së Parlamentit shqiptar, ku janë të ngujuar në grevë urie që prej shtatë ditëve dhjetë deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Demokristiane dhe Kryetari i PS 91. Nën tingujt e të madhërishmes këngë "Për ty atdhe", me qindra flamuj dhe trëndafila të kuq në duar protestuesit i kanë kanë thënë "Jo diktaturës", "Vota është demokraci". Deputeti Spartak Ngjela, që mori fjalën para protestuesve, tha se kjo nuk është një luftë për pushtet, por një luftë për parime dhe mbi të gjitha për demokracinë, e cila kushtëzohet nga e drejta e votës. Figura të ndryshme politike dhe publike në podiumin e improvizuar bënë thirrje për bashkimin e shqiptarëve në këtë protestë për të mos lejuar, sipas tyre, që dy njerëz të bëhen pronarë të votës së shqiptarëve. Ata bënë thirrje për gjithëpërfshirjen e faktorit politik në diskutimet për reformat e rëndësishme politike. Folësit iu referuan zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ku vullneti i lirë i popullit solli në pushtet një njeri me ngjyrë që arriti të imponojë erën e ndryshimit.
Protesta
Deputetë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias janë solidarizuar me thirrjen e partive të përfshira në këtë grevë duke iu bashkuar protestuesve të shumtë. Deputeti Spartak Ngjela në fjalën e tij gjatë protestës ka bërë thirrje për masivizim të saj, ndërsa ka kërkuar që këtyre tubimeve t iu bashkohen të gjitha shtresat e shoqërisë. “Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që personalitetet e vendit deputetë, njerëz të zgjedhur nga populli, kanë vendosur të sakrifikojnë gjithçka në emër të votës së lirë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve në të gjithë Shqipërinë t i intensifikojmë këto tubime qoftë edhe me pjesëmarrje të reja të grevës së urisë, duhet të masivizohemi”,- u shpreh Ngjela në fjalën e tij në këtë tubim. Më tej ai shtoi se “është moment kyç jemi në një moment të rrezikshëm ku vetëm me forcë mund t u merret tiranëvë e drejta”. Ish-deputeti i LSI-së, aktualisht anëtari i kryesisë së kësaj partie, Sabit Brokaj, tha se është e rrallë që gjatë këtyre 18 viteve Partia Socialiste po mbështet diktaturën e Berishës. Interesi i socialistëve është pushteti i Berishës. “Ka socialistë që thonë se ky është interesi i socialistëve, pra interesi i tyre është pushteti i Berishës, interesi i tyre qenka keqpërdorimi i pushtetit në mënyrë të përhershme, këta nuk janë socialistë”,- tha Brokaj. Në protestë funksionarë të LSI-së kanë hedhur idenë e bashkimit të opozitës me kushtin që komisionerët e të gjitha niveleve të jenë nga shoqëria civile. Greva e dhjetë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar ditë pas dite me protestues, të cilët i kanë mbështetur. Protesta e organizuar dje ishte paralajmëruar pasi pritej që po dje të kalonte Kodi Zgjedhor në Kuvend. Por duket se vendimi i Konferencës së Kryetarëve për shtyrjen e seancës ku pritet të votohet Kodi Zgjedhor nuk ka penguar protestuesit t i përgjigjen thirrjes së bërë nga partitë që kanë hyrë në grevë për t i mbështuetur përpjekjet e tyre në mbrojtje të votës së lirë.
S.T
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008