E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Objektivat e BSH, mbajtja nënkontroll e inflacionit dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik

19-12-2011 / Gazeta 55

Bode: Falë politikave të BSH, Shqipëria kapërceu krizën globale


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka prezantuar sot anëtarët e rinj të Këshillit mbikëqyrës të BSH-së. Në fjalën e tij, Fullani ka theksuar objektivi i Bankës së Shqipërisë është për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit. “Ne do të vijojmë me standardet më të mira. Ne jemi të ndërgjegjshme për misionin tonë. Objektivi ynë është të ruajmë stabilitetin makro-ekonomik”- ka theksuar më tej Fullani. Nga ana e tij ministri i financave Ridvan Bode ka vlerësuar të gjithë ish-anëtarët e bordit mbikëqyrës të BSH-së që sipas tij me anë të politikave të ndërmarra bënë të mundur që vendi ynë të kapërcejë krizën ekonomike globale. “Ne kapërcyem me sukses goditjet e para të krizës pasi patëm një sistem ekonomik të qëndrueshëm si dhe nga politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë. BSH-ja duhet të përmbushë objektivin më kryesor, atë të rritjes ekonomike”- ka theksuar Bode. Ndërkohë guvernatori i BSH-së Ardian Fullani ka dhënë çmime për tre studentët më të mirë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›