Fullani: Rrezik nga çmimet e kriza botërore
• Çmimet e larta të drithërave dhe karburanteve në tregjet botërore venë në rrezik ecurinë e ekonomisë vendase. Kjo për vetë koniunkturën që ka tregu vendas.Këtë herë “alarmi” vjen nga vetë Banka Qendrore. “Banka e Shqipërisë vlerëson që situata e vështirë që po kalojnë tregjet ndërkombëtare financiare, shton rrezikun për sistemin financiar shqiptar”, thuhet në raport. Sipas BSH-së duke qenë se situata në tregjet financiare ndërkombëtare mbetet e paqëndrueshme, ndikimi saj mbi tregun e brendshëm financiar mund të ndryshojë. “Për këtë arsye, është e nevojshme që këto zhvillime të ndiqen dhe të analizohen me kujdes nga institucionet financiare dhe autoritetet rregullative të vendit”, thuhet në raport. Rritja e çmimit të naftës dhe drithërave në shtator të vitit të kaluar patën një efekt goxha negativ për tregun vendas. Niveli i inflacionit u rrit ndjeshëm, në shtator arriti në 4.4 për qind dhe në tetor në 4.2 për qind duke kaluar kështu edhe cakun prej 3 për qind të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Në një situatë të tillë për të frenuar rritjen e mëtejshme të inflacionit, BSH vendosi të rrisë normën bazë të interesit e cila tashmë është 6.25 për qind. Ndërkohë për sa i përket sektorit bankar në fund të vitit 2007, portofoli i kredive të sektorit bankar arriti në pothuaj 40 për qind të totalit të aktiveve të sektorit, duke shënuar një rritje me 4.4 pikë përqindje në krahasim me fundin e muajit qershor. Investimet në letra me vlerë arritën në 18 për qind të totalit të aktiveve, duke u rritur me 1.6 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë. Në fund të vitit 2007, kthimi nga investimi i aktiveve mesatare rezultoi 1.6 për qind, ndërsa kthimi nga investimi mbi kapitalin aksionar rezultoi 20.7 për qind, pranë niveleve te shënuara në fund të vitit 2006. Cilësia e kreditimit, ndonëse është ndikuar negativisht nga ritmi i lartë i kreditimit që dikton konkurrenca në treg, ka ndryshuar pak në krahasim me fundin e muajit qershor 2007 dhe konsiderohet e mirë. Kredia në valutë vijon të mbizotërojë në portofolin e përgjithshëm të kredisë. Afati mesatar i maturimit të kredisë është zgjatur.40 per qinde totalit të aktiveve të sektorit bankar përbëhet nga portofoli i kredisë duke shënuar një rritje me 4.4 pikë përqindje në krahasim me fundin e muajit qershor. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2007 sektori bankar ka zgjeruar më tej investimet në kredi dhe letra me vlerë.100 lekeshinuk do të qarkullojnë më. Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të tërheqë nga qarkullimi kartëmonedhat me kurs ligjor të prerjeve 100 lekë dhe të kartëmonedhave me kurs ligjor të prerjeve 200 lekë (vetëm ato që janë me imazhin e Ismail Qemalit) brenda vitit 2008.